Ukraina dhe Rusia nuk kanë bërë asnjë progres për armëpushim në bisedimet në Turqi, ka konfirmuar ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytryo Kuleba.
Kuleba ka thënë se nuk arritën marrëveshje me homologun e tij rus, Sergey Lavrov.
“Erdha këtu me një propozim humanitar, të largohesha nga takimi me një vendim për të rregulluar një korridor humanitar për dhe nga Mariupoli. Por nuk pati asgjë”, ka thënë Kuleba.
Por është dakorduar që të punohet për gjetjen e një zgjidhjeje për çështjet humanitare në ditët në vijim.
Kuleba ka thënë se është i gatshëm të takohet sërish me Lavrovin “nëse do të ketë perspektiva për një zgjidhje”.
Ai shtoi se organizimi i një korridori humanitar nga Mariupoli dhe arritja e një armëpushimi 24-orësh janë dy prioritetet e bisedimeve.
Ndryshe, Ukraina është duke hapur shtatë korridore humanitare të enjten për të ndihmuar civilët ta lënë vendin duke përfshirë edhe Mariupolin, ka thënë deputetja Iryna Vereshchuk.

Shtetet baltike forcojnë mbrojtjen mes rritjes së kërcënimeve hibride ruse
“Vullnetarët” rusë financojnë manastiret serbe në Kosovë
Ukraina çon në ajër një cisternë nafte të flotës ruse në Detin e Zi
Fëmijët e burgosur të Putinit: Si Rusia shkatërron të rinjtë që guxojnë të flasin
Regjimi i Vuçiqit në krizë të thellë: Protestat masive të studentëve, tirania e jo-shtetësisë dhe çmenduria pro-regjim
Kosovarët në shënjestër: Serbia arreston gjashtë persona dhe rrëmben një tjetër në 2025