
Një gazetar që ka punuar për Radion Evropa e Lirë, si profesionist i pavarur është arrestuar në Minsk, tha gruaja e tij, mes një rritjeje të goditjes së medieve të pavarura nga regjimi i Aleksandër Lukashenkos (Alyaksandr Lukashenka).
Andrej Kuzneçik (Andrey Kuznechyk) doli për një xhiro me biçikletë më 25 nëntor, për t’u kthyer pas pak i shoqëruar nga katër burra të veshur me veshje civile, tha Alesia Rak (Alesya Rak) për Radion Evropa e Lirë.
Të katërt, të cilët nuk paraqitën asnjë dokument identifikimi, më pas kontrolluan banesën e tyre, tha Rak, duke iu shmangur vetëm dhomave të dy fëmijëve të tyre të vegjël.
“Ata morën të gjitha pajisjet elektronike dhe telefonin e Andreit; celularin tim, tabletin tim dhe paratë”, shtoi ajo.
Kuzneçik u largua më pas nga grupi prej katër vetash, të cilët nuk dhanë asnjë arsye për ndalimin e tij.
“Andrey u urdhërua të vishej dhe të shkonte me ta. Nuk lejohej të merrte asgjë me vete, vetëm një palë pantallona rezervë. Ata thanë se do ta merrnin për një kohë të shkurtër, për disa ditë, “tha gruaja e Kuzneçik.
Protestat shpërthyen në Bjellorusi vitin e kaluar pasi Lukashenko, në pushtet që nga viti 1994, u shpall fitues i zgjedhjeve presidenciale që kundërshtarët dhe Perëndimi thonë se ishin të manipuluara.
Perëndimi ka refuzuar të njohë Lukashenkon si liderin legjitim të Bjellorusisë. Burri i fortë bjellorus tani mbështetet më shumë se kurrë nga Rusia, për të cilën analistët thonë se po përdor pozicionin e tij të dobësuar për të forcuar kontrollin e saj ndaj fqinjit të saj më të vogël.
Dhjetëra mijëra njerëz u arrestuan dhe aktivistët e të drejtave të njeriut thonë se më shumë se 800 njerëz janë tani në burg si të burgosur politikë.
Mediat e pavarura dhe kanalet e mediave sociale opozitare kanë qenë gjithashtu në shënjestër.