Një delegacion nga Hamasi vizitoi Moskën të enjten për bisedime mbi lirimin e pengjeve të huaja, përfshirë shtetas rusë, që grupi militant po i mban aktualisht në Gaza, njoftuan agjencitë ruse të lajmeve, duke cituar ministrinë e jashtme.
Anëtari i lartë i Hamasit Abu Marzouk ishte në mesin e atyre që ndoqi bisedimet.
“U mbajtën kontakte me të në vazhdim të linjës ruse për lirimin e menjëhershëm të pengjeve të huaja në Rripin e Gazës. U diskutuan gjithashtu çështje që lidhen me sigurimin e evakuimit të shtetasve rusë dhe të tjerë të huaj nga territori i enklavës palestineze,” tha TASS. .
Rusia ka lidhje me të gjithë lojtarët kryesorë në Lindjen e Mesme, duke përfshirë Izraelin, Iranin, Autoritetin Palestinez dhe Hamasin, grupin militant islamik që kontrollon Gazën.
Moska ka fajësuar vazhdimisht për krizën aktuale dështimin e diplomacisë amerikane dhe bëri thirrje për një armëpushim midis Izraelit dhe Hamasit dhe rifillimin e bisedimeve që synojnë gjetjen e një zgjidhjeje paqeje.
Hamasi lëshoi deklaratën e vet në të cilën vlerësoi përpjekjet e presidentit rus Vladimir Putin dhe ministrisë së jashtme për t’i dhënë fund atyre që i quajti “krimet e Izraelit që mbështeten nga Perëndimi”, sipas agjencisë ruse të lajmeve RIA./Reuters/

Serbia forcon lidhjet ushtarake me Kinën, pavarësisht trysnisë nga Perëndimi
Videnoviq: Mediat në Serbi heshtin për lidhjet e agjentëve rusë dhe financimin e organizatave proruse nga frika e FSB-së dhe GRU-së
Lidhjet mes policisë, politikës dhe krimit në Serbi: Kush janë kumbarët e mafias serbe?
Çfarë thonë për rezolutën e KE-së ata që vuajtën dhunën e regjimit të Vuçiqit?
Rubio: Irani nuk do të lejohet të vendosë tarifa për anijet që kalojnë në Ngushticën e Hormuzit
Rikthimi i Janshas në pushtet ngjall shqetësime në BE dhe Ballkanin Perëndimor