
Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar Propozim-vendimin, i cili mundëson ndarjen e shumës prej 100 mijë eurosh në ndihmë të popullit të Ukrainës.
Këto mjete të ndara, përbëjnë kontigjentin e parë të ndihmave humanitare që Republika e Kosovës i ndan për popullin e Ukrainës.
Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, ka thënë se ky vendim ka ardhur si përgjigje ndaj thirrjeve publike të Ukrainës për ndihma humanitare.
“Republika e Kosovës nëpërmjet kësaj ndihme simbolike shpreh solidaritetin dhe përkrahjen për popullin e Ukrainës”, ka thënë ndër të tjera ajo.
Në mbledhjen e sotme, Qeveria e Kosovës ka vendosur poashtu zgjerimin e masave sanksionuese ekonomike dhe financiare ndaj Rusisë dhe Bjellorusisë.
Kryeminstri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se kjo pako sanksionesh që Kosova vendos ndaj Rusisë është e katërta me rend.
Kujtojmë se pushtimi rus në Ukrainë ka tash e një muaj që ka filluar, duke shënuar viktima të reja e shkatërrime të mëdha çdo ditë. /TheGeopost/