
Ish sekretarja amerikane e Shtetit, Madeleine Albright, ndërroi jetë të mërkurën në moshë 84 vjeçare.
Familja e saj tha në një njoftim se Madeleine Albright, vdiq nga pasojat e kancerit.
“Ajo ishte e rrethuar nga familjarët dhe miqtë”, thuhet në deklaratën e shpërndarë në rrjetet sociale.
Below is a statement from the family of @Madeleine: pic.twitter.com/C7Xt0EN5c9
— Madeleine Albright (@madeleine) March 23, 2022
E lindur si Marie Jana Korbelová, zonja Albright iku nga nazistët si fëmijë nga vendlindja e saj, Çekosllovakia gjatë Luftës së Dytë Botërore, për t’u bërë më vonë gruaja e parë Sekretare amerikane e Shtetit.
Ajo u zgjodh në këtë post më 1997 ku shërbeu deri në vitin 2001. Zonja Albright luajti një rol të jashtëzakonshëm në procesin e paqes në Kosovë dhe mbështeti fushatën e bombardimeve të NATO-s kundër Serbisë, që i dhanë fund luftës në Kosovë.
Në qendër të Prishtinës ngrihet busti i saj si shenjë nderimi për rolin e saj në çlirimin dhe pavarësimin e Kosovës.
Zonja Albright, para se të behej sekretare e Shtetit shërbeu si ambasadore e SHBA-së në Kombet e Bashkuara./Zeri i Amerikes