Eksperti i çështjeve të sigurisë, Agim Musliu është shprehur se tashmë dezinformatat të gatuara nga Serbia e Rusia po përdorën edhe ndaj serbëve në veri të Kosovës.
Musliu me anë të një shkrimi në Twitter, thekson se propaganda është kundër atyre serbëve lokal që kundërstojnë politikat e Aleksandar Vuçiqit ndaj Kosovës, shkruan The Geopost.
“Dezinformimi lindi në Rusi dhe u rrit në Serbi e shumë i përdorur në Kosovë, kohëve të fundit edhe kundër qytetarëve serbë në veri të Kosovës, kundër atyre që janë kundër kriminelëve dhe politikës së Vuçiqit për Kosovën”, shkruan Musliu.
Dezinformacija #disinformation was born in #Russia and grown in #Serbia heavily used in #Kosovo, nowadays also against #Serb citizens in north of Kosovo, against those who are against criminals and #Vucic's policy on Kosovo. Cheep fake = Vucic's production pic.twitter.com/nF0oYyLK30
— Agim Musliu (@agim_musliu) December 25, 2022
Besides attacking #Kosovo #Police, now #Serb criminals in the north of #Kosova supported by #Russians have attacked the #Latvian unit of @NATO_KFOR. Few minutes ago, Serb media reported that allegedly the Kosovo Police is attacking Serbs in the north.
— Agim Musliu (@agim_musliu) December 25, 2022
Sipas disa kanaleve ruse në Telegram, propagandohet kinse ka të shtëna të armëve për ta marr me forcë stacionin policor në Zubin Potok.
Mirëpo, politikani serb nga radhët e republikanëve Nikola Sanduloviq ka thënë se bandat e drejtuara nga Vuçiq iq po trembin, rrahin dhe vrasin serbët në Kosovë e jo shqiptarët, ashtu siç thuhet në mediet që drejtohen nga ai.
Kujtojmë se janë bërë 16 ditë që kur grupe të serbëve të drejtuar nga Beogradi kanë vendosur barrikada në disa rrugë në veri të Kosovës.
Për shkak se barrikadat kanë bllokuar rrugët që çojnë drejt pikëkalimeve kufitare, Jarinjë dhe Bërnjak – që lidhin Kosovën dhe Serbinë – këto dy pika vazhdojnë të jenë të mbyllura për qarkullim që nga 10 dhjetori. /The Geopost/

Zyra e Prokurorit të Krimit të Organizuar kërkon urgjentisht dokumentacion mbi faljet e dhëna nga Vuçiq
Pas humbjes së Vuçiqit, Lista Serbe zotohet se do t’i ruajë lidhjet institucionale me Beogradin
Lista e Studentëve nuk do të bashkëpunojë me Listën Serbe: Gashiq thotë se ajo ka qenë “kontraktor i SNS-it” në Kosovë
Evropa nis financimin prej 24 miliardë dollarësh, Ukraina në fokus të planit SAFE
Ukraina, Rusia dhe SHBA-ja drejt bisedimeve të reja për paqe në Abu Dhabi
Raporti nga Zyra e Përfaqësuesit të Lartë në BiH: Lëvizjet e autoriteteve të RS po çojnë në ndarje de facto nga BiH