Dejan Miroviq, profesor i së drejtës në Fakultetin Juridik të UP-së me seli në veri të Mitrovicës, ka ngritur dyshime për një rast të mundshëm spiunazhi ndaj Bashkimit Evropian, duke e lidhur drejtpërdrejt këtë çështje me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.
Sipas Miroviqit, materialet që janë bërë publike e që dyshihet se janë kapur në telefonin e zyrtarit serb Igor Popoviq, tregojnë se ky i fundit ka përgjuar zyrtarë të BE-së gjatë bisedimeve në Bruksel, në kuadër të dialogut Kosovë–Serbi.
Ai thekson se ky është thelbi i të gjithë skandalit politik që po ndodh, por që po fshihet me kujdes nga autoritetet serbe.
“Kjo është tema kryesore që po fshihet nga opinioni serb. Të gjithë po ‘shpërlajnë duart’ për të shmangur përgjegjësinë për një akt të rëndë – spiunimin e zyrtarëve evropianë, i cili, sipas të gjitha gjasave, është urdhëruar nga vetë presidenti Vuçiq,” deklaroi Miroviq për gazetën Danas.

Ukraina, Rusia dhe SHBA-ja drejt bisedimeve të reja për paqe në Abu Dhabi
Raporti nga Zyra e Përfaqësuesit të Lartë në BiH: Lëvizjet e autoriteteve të RS po çojnë në ndarje de facto nga BiH
Mediat ruse e paraqesin humbjen e Vuçiqit si pasojë të ndikimit perëndimor
Vuçiqi pësoi humbje pas 14 vitesh: Studentët fituan 139 mandate, lista e tij mbeti në 104
Automjetet e Xhandarmërisë për shpërndarjen e protestave para Presidencës së Serbisë
Duriq: Radoiçiq dhe Veselinoviq janë dy kriminelët më të mëdhenj në Serbi