
Evgeny Antipov, ishte një mercenar në Grupin Ëagner, grupacionin famëkeq ushtarak privat rus. Evgeny u vra afër Homsit, në Siri, katër vjet më parë. Rreth një muaj para se të largohej, i kishte thënë nënës së tij Svetllanës se do të shkonte në një udhëtim zyrtar të paspecifikuar tre muajsh. “Nuk do të kem telefon me vete,” i tha ai. “Kur të kthehem, do të thërras.” Thirrja kurrë nuk ndodhi.
Miqtë e Evgenyit e kontaktuan Svetllanën në platformën e mediave sociale në gjuhën ruse VKontakte, duke i thënë asaj se djali i saj kishte vdekur.
Svetllana e mori lajmin për vdekjen e djalit të saj më shumë se një muaj pas. Ishte duke punuar në Poloni. Thotë se nuk e mban mend se çfarë ndodhi më pas ose se si u kthye në Odesa dhe prej andej në Rostov për të vizituar varrin e djalit t saj. E lejuan t qndroj atje vetm 24 orë.
“Nëse doni të mbani raporte të mira me ne, mos na bëni asnjë pyetje”, thotë se i është thënë. Nëse bni pyetje, i thanë asaj, m nuk do të mund të kaloni kufirin rus për të vizituar varrin e djalit të saj.
Evgeny është një nga 4,184 mercenarët e Ëagner-it që SBU, shërbimi i sigurisë i Ukrainës dhe një institut kërkimi i krijuar nga një numër ish-gjeneralësh të lartë të SBU-së kanë identifikuar. Qendra Ukrainase e Analitikës dhe Sigurisë, ose UCAS, siç njihet grupi i ekspertëve, ndau të dhënat e saj me Neë Lines, Delfi.ee të Estonisë dhe gazetën suedeze Dagens Nyheter.
Koleksioni i informacionit ofron anatominë më gjithëpërfshirëse të ushtrisë famëkeqe të Rusisë, e ndërtuar dhe paguar nga oligarku dhe manjati i hotelierisë i mbështetur nga Kremlini, Yevgeny Prigozhin. I njohur si “kuzhinieri i Putinit”, Prigozhin është sanksionuar nga Departamenti i Thesarit i SHBA-së për rolin e tij në pushtimin e Ukrainës, raste të shumta të ndërhyrjeve ne zgjedhjet e SHBA-së.
Mercenarët e Ëagner kanë luftuar në anën e separatistëve në Ukrainën lindore, kanë mbështetur diktaturën e Bashar al-Assad në Siri dhe kryekomandantin e luftës gjeneralin Khalifa Haftar në Libi. Ata janë vendosur gjithashtu në Sudan, fillimisht në mbështetje të diktatorit të rrëzuar, Omar al-Bashir, dhe në Mozambik, ku ndërmorën një ofensivë katastrofike kundër kryengritësve islamikë.
Më 13 dhjetor, BE-ja i shpalli sanksionoi Grupit Ëagner si përgjegjës për abuzime serioze të të drejtave të njeriut në Ukrainë, Siri, Libi, Republikën e Afrikës Qendrore, Sudan dhe Mozambik, e ku përfshihen tortura, ekzekutime dhe vrasje pa gjyq.
Ëagner është i ndërlidhur ngushtë dhe në varësi të Ministrisë Ruse të Mbrojtjes. Zyra e Departamentit të Thesarit të SHBA-së për Kontrollin e Pasurive të Huaja, një agjenci për zbatimin e sanksioneve, e ka cilësuar Ëagnerin një “forcë përfaqësuese” të asaj ministrie. Raportimi ka treguar gjithashtu se është shumë afër agjencisë së inteligjencës ushtarake të Rusisë, GRU. Një nga objektet stërvitore të grupit ndodhet në rajonin rus të Krasnodarit, pranë një baze ushtarake GRU Spetsnaz (forca speciale) të ruajtura mirë.
Grupi përbëhet nga më shumë se katër mijë vetë, e që vijnë nga 15 shtete të ndryshme. Sipas të dhënave të siguruara, 2,708 janë nga Rusia, 222 nga Ukraina, 17 nga Bjellorusia, 11 nga Kazakistani, 9 nga Moldavia, 8 nga Serbia, etj.
“Ëagner është si një byrek me petë,” thotë Vasyl Hrytsak, një ish-shef i SBU të Ukrainës. “Ai përbëhet nga personeli ushtarak i mëparshëm dhe aktual, por edhe nga civilë të etur për të fituar para dhe kriminelë, të cilëve u është dhënë një mundësi për të zgjedhur midis burgut apo të berit mercenar.”
Grupi ka pasur më shumë anëtarë gjatë ekzistencës së saj, por qindar prej tyre janë vrarë sikurse Evgeny Antipov. Në epitafin e tij sot gjendet vetëm emri dhe një emblemë e grupit Wagner.