Një ushtar ukrainas i cili është ende brenda fabrikës së çelikut ka thënë se mbi 200 civilë janë bllokuar brenda bunkerëve anësorë të cilët janë poshtë ndërtesës.
Një evakuim është bërë sot pas shumë dështimeve, dhe një grup prej grave e fëmijëve është dërguar i sigurte në Zaporizhzhia.
Por kapiteni Sviatoslav Palamar ka thënë se ushtarët rusë ende janë duke dëgjuar zërin e njerëzve të bllokuar brenda bunkerëve, shkruan Sky News.
Ai ka thënë se forcat ukrainase e kanë të pamundur t’i nxjerrin.
“Ne po planifikonim t’i thyenim bunkerët, hyrja në të cilët është e bllokuar, por gjatë së hënës, artileria detare po gjuante. Gjithë ditën sot aviacioni ka hedhur bomba”, ka thënë ai.
Nuk dihet saktë se sa persona janë bllokuar brenda bunkerëve.