Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • ENG
  • ALB
  • SRB
  • UKR
  • RRETH NESH
  • Lajme

Luftë kibernetike, dezinformim e ndikime operacionale, Kina ndërhyn në zgjedhjet presidenciale të Tajvanit 

The Geopost January 11, 2024 4 min read
Share the news
Në vetëm pak ditë nga zgjedhjet presidenciale me rëndësi globale, Tajvani është goditur nga ato që ekspertët thonë se janë akte ndërhyrjeje nga qeveria kineze. Zgjedhjet në Tajvan do të mbahen më 13 janar.
Zgjedhjet pritet të jenë ndër më të ngushtat në garë në dekada. Këto zgjedhje vijnë në një kohë të tensioneve ekstreme të kryqëzuara midis Republikës Popullore të Kinës (PRC) dhe Republikës së Kinës – emri zyrtar i Tajvanit.
Ministri i Jashtëm i Tajvanit, Joseph Ëu, tha të martën se Kina kishte nisur përpjekjet për ndërhyrje në çdo zgjedhje që kur Tajvani u demokratizua.
“Këtë herë synimet e tyre mbeten të njëjta – të ndikojnë në një pakicë kritike në një garë të ngushtë, dhe unë do ta kategorizoja këtë si një garë të ngushtë”, tha ai.
Pekini dëshiron që Partia Demokratike Progresive (DPP) në pushtet, të cilën e ka etiketuar si separatiste, të mos votohet dhe është në favor të opozitës Kuomintang (KMT), edhe pse KMT është gjithashtu kundër aneksimit të Tajvanit nga Kina. Ai e ka inkuadruar KMT si një zgjedhje të “paqes mbi luftën”. Por përveç deklaratave të drejtpërdrejta, Pekini po e targeton gjithashtu publikun votues të Tajvanit me mjete më subversive.
Pekini ka një histori të gjatë në shënjestrimin e Tajvanit me luftë kibernetike, dezinformim dhe operacione të tjera ndikimi, duke rritur përpjekjet gjatë kohës së zgjedhjeve. Për 10 vitet e fundit Tajvani ka qenë marrësi më i madh i dezinformatave të krijuara nga jashtë, sipas grupeve të monitorimit. Të martën, kandidati presidencial i DPP, Lai Ching-te, tha se Kina po angazhohej në nivele “të pashembullta” të ndërhyrjes.
“Përveç presionit politik dhe ushtarak, ajo po përdor gjithashtu mjete ekonomike, luftë kognitive, dezinformim, kërcënime dhe stimuj”, u tha Lai gazetarëve.
“Ajo ka përdorur të gjitha mjetet për të ndërhyrë në këto zgjedhje”.
Falsifikime të thella, operacione me ndikim dhe dezinformim
Tajvani ka akuzuar Pekinin për akte të reja shtrëngimi ekonomik, duke shpallur fundin e uljes së tarifave për disa importe kimike. Chen Binhua, zëdhënësi i zyrës së Çështjeve të Tajvanit të Kinës, e lidhi drejtpërdrejt vendimin me DPP-në që vazhdonte “t’i përmbahej me kokëfortësi pozicionit të tyre të pavarësisë së Tajvanit dhe refuzonte të pendohej”.
Sipas ligjeve kundër infiltrimit, autoritetet e Tajvanit po ndjekin penalisht pothuajse 200 liderë lokalë tajvanezë që u ftuan të udhëtonin në Kinë, duke dyshuar se udhëtimet ishin një operacion ndikimi i krijuar për të rritur votat për kandidatët pro Pekinit. The Guardian kërkoi të fliste me këta udhëtarë, por ata që arritën nuk pranuan të komentojnë. Një kandidat i pavarur është arrestuar gjithashtu nga autoritetet për pranimin e kriptovalutave nga Kina.
Muajin e kaluar Reuters raportoi se autoritetet kineze kishin kërcënuar një bend muzikor shumë i njohur nga Tajvani, Mayday, me gjobë për shkak të ‘lip-syncing’, lëvizja e buzëve në heshtje në sinkronizim me një këngë të regjistruar paraprakisht, pasi ata refuzuan të bënin komente pro Pekinit. Sinkronizimi i buzëve është i ndaluar në Kinë.
Më pas, në nëntor, u shfaq një video e Lai-t të DPP-së duke thënë se opozita përfaqësonte pikëpamjen e shumicës në Tajvan, por Qendra e Kontrollit të Fakteve të Tajvanit tha se dukej të ishte një manipulim i thellë i rremë.
Ekziston gjithashtu një sasi e madhe e përmbajtjes në internet që shtyn teoritë konspirative rreth DPP-së dhe figurave, duke përfshirë presidentin aktual, Tsai Ing-ëen dhe Lai, lajme të rreme rreth SHBA-së dhe Tajvanit që bashkë-zhvillojnë laboratorë biologjikë për të targetuar popullin kinez dhe nxitjen e tensioneve racore rreth punëtorëve migrantë. Sondazhet e rreme që e vendosin kandidatin e KMT-së përpara DPP-së janë publikuar edhe në mediat lokale.
“Në këto zgjedhje Kina përdor një argument të zgjedhjes midis paqes në vend të luftës, duke u përpjekur të krijojë një qeveri pro-kineze,” tha Lai të martën.
“Por populli i Tajvanit e ka kuptuar këtë dhe do të përdorë votën e tyre të shenjtë për të zbatuar demokracinë, sepse përndryshe … nuk do të jenë zgjedhje presidenciale, do të jenë zgjedhje për një kryetar provincial, si Hong Kongu”./The Geopost/

Continue Reading

Previous: Mercenarët serbë kthehen kundër udhëheqjes ruse: “Ata na trajtojnë si bagëti”
Next: Eksportet e BE-së në Rusi ranë në 37% të niveleve të paraluftës

Vuçiqi paralajmëron “kupolën mbrojtëse” dhe forcimin e ushtrisë për marketing politik 2 min read
  • Lajme

Vuçiqi paralajmëron “kupolën mbrojtëse” dhe forcimin e ushtrisë për marketing politik

The Geopost November 14, 2025
Rritet presioni politik ndaj Belgjikës për të mbështetur kredinë e dëmshpërblimeve për Ukrainën 5 min read
  • Lajme

Rritet presioni politik ndaj Belgjikës për të mbështetur kredinë e dëmshpërblimeve për Ukrainën

The Geopost November 14, 2025
Serbia nuk u harmonizua me sanksionet e reja të BE-së kundër Rusisë dhe Bjellorusisë 3 min read
  • Lajme

Serbia nuk u harmonizua me sanksionet e reja të BE-së kundër Rusisë dhe Bjellorusisë

The Geopost November 14, 2025
Sulmet e Rusisë janë intensifikuar – Ukraina po lufton për të mbijetuar edhe një dimër 10 min read
  • Lajme

Sulmet e Rusisë janë intensifikuar – Ukraina po lufton për të mbijetuar edhe një dimër

The Geopost November 14, 2025
Parullat shoviniste në Serbi: Shqiptarët fyhen njëlloj nga përkrahësit edhe kundërshtarët e pushtetit 7 min read
  • Lajme

Parullat shoviniste në Serbi: Shqiptarët fyhen njëlloj nga përkrahësit edhe kundërshtarët e pushtetit

The Geopost November 14, 2025
Spastrimet ushtarake të Xi-së tregojnë pasiguri për forcat bërthamore të Kinës 7 min read
  • Lajme

Spastrimet ushtarake të Xi-së tregojnë pasiguri për forcat bërthamore të Kinës

The Geopost November 13, 2025

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.