Në një intervistë për ABC News, kreu i shërbimit inteligjent të Ministrisë së Mbrojtjes të Ukrainës, Kirill Budanov, foli për zhvillimet aktuale dhe luftën në Ukrainë, si dhe iu referua sulmeve në bazën ruse Engels si dhe gjendjes shëndetësore të Vladimir Putinit.
I pyetur nëse Ukraina ishte përgjegjëse për sulmin në bazën Engels në Rusi, Budanov u përgjigj se nuk mund t’i përgjigjej kësaj pyetjeje në këtë fazë të luftës.
Unë nuk mund t’i përgjigjem kësaj pyetjeje. Vetëm pas përfundimit të luftës. U gëzova kur pashë këtë sulm. Ky është reagimi im. Mendoj se do të ketë më shumë sulme. Gjithnjë e më thellë në territorin rus, tha Budanov.
Ai gjithashtu theksoi se sulmet mund t’i referohen edhe Krimesë, veçanërisht nëse merret parasysh fakti që Krimea është pjesë e Ukrainës dhe se, në përputhje me rrethanat, ajo mund të përdorë çdo armë në atë zonë.
Budanov iu përgjigj edhe një pyetjeje për shëndetin e presidentit rus Vladimir Putin.
Po, ai është i sëmurë, në fazën terminale. Unë mendoj se ai do të vdesë shumë shpejt. Shpresoj që po. Ne mendojmë se është kancer. Këtë e dimë nga burime të afërta me Kremlinin, pra me vetë Vladimir Putinin, tha Budanov.
Budanov theksoi se në rast të vdekjes së Putinit do të ketë një transferim të pushtetit, por se lufta në Ukrainë duhet të përfundojë para vdekjes së presidentit rus./Oslobođenje/