Një kontingjent prej 40 trupash ukrainase që shërbejnë në Kosovë si pjesë e misionit të KFOR-it nuk do të largohen nga Kosova për t’u kthyer në Ukrainë, tha një zyrtar i NATO-s.
Një zyrtar i NATO-s shtoi se ata mirëpritën kontributin e vazhdueshëm të Ukrainës në misionin e KFOR-it.
“Kontingjenti ukrainas vazhdon të shërbejë si pjesë e misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO dhe nën mandatin e Kombeve të Bashkuara. Ne mirëpresim kontributin e vazhdueshëm të Ukrainës në misionin tonë dhe përpjekjet e saj të përditshme për të mbështetur të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe për të forcuar stabilitetin në të gjithë Ballkanin Perëndimor”, tha ai.
Kujtojmë se Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gervalla, ka deklaruar të hënën se Kosova së shpejti do të pezullojë regjimin e vizave transitore për qytetarët e Ukrainës dhe se do të krijojë kushte për strehimin e familjeve të ushtarëve ukrainas në Kosovë.

Ambasadori Hamilton: Rusia po përdor dezinformimin për destabilizim në Ballkan
Çështja e Iranit, si vepruan presidentët amerikanë në luftëra të mëparshme për autorizim të Kongresit?
Raporti i CEPA-s: Rusia po zhvillon “luftë në hije” në Evropë, rritet rreziku i përshkallëzimit
Momçilo Gajiq, udhëheqësi i grupit serb që shkaktoi trazira në Evropë me urdhër të inteligjencës ruse, strehohet në Moskë
Kosova bashkë me vendet e tjera dënon sulmet iraniane në Ngushticën e Hormuzit
Deputeti i Bundestagut gjerman: Ndërhyrja e NATO-s në ’99-ën ndali gjenocidin e Millosheviqit në Kosovë