![](https://thegeopost.com/wp-content/uploads/2024/12/Screenshot_20241212_082552_Chrome.jpg)
Për mundësinë e mbylljes së rrjetit social Tiktok është diskutuar të mërkurën në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, ku e pranishme ishte kryetarja e Agjencisë për Informim dhe Privatësi, Krenare Sogojeva-Dërmaku.
Deputetët kanë përmendur disa nga rreziqet që vijnë nga platforma, derisa po diskutonin për mundësinë për ta shtrënguar “punën e Tik Tok-ut”.
Deputeti i LVV-së, Dimal Basha, pyeti për mundësitë për ta “shtrënguar punën e Tiktok-ut”.
Ndërsa komisionerja Sogojeva tha se mbyllja e kësaj platforme sociale nuk është kompetencë e Agjencisë për Informim dhe Privatësi, por e qeverisë.
Ajo shtoi se problematikë vazhdon të jetë mungesa e domenit zyrtar të Kosovës në këto platforma./The Geopost/