Gazetarja dhe analistja e revistës amerikane Foreing Affairs, Ivana Stradner njofton se ka pranuar kërcënime me vdekje.
Stradner së fundi kishte publikuar një analizë e titull “Rusia po luan me zjarrin në Ballkan – si e kërcënon Evropën loja e pushtetit e Putinit?“. Në këtë analizë, të cilën e ka publikuar edhe portali ynë, ajo kishte paraqitur rëndësinë e anëtarësimit të Bosnjës e Hercegovinës dhe Kosovës në NATO.
Ajo i ka denoncuar kërcënimet përmes një njoftimi në profilin e saj në Twitter.
“Kam marrë kërcënime me vdekje dhe Twitter refuzon të fshijë përmbajtjen? Ju lutem, a mund ta shpjegojë Twitteri se si ‘nuk gjeti shkelje të rregullave në përmbajtje’. Kjo nuk është hera e parë që Twitter refuzon të fshijë përmbajtje të dëmshme”, ka thënë ajo.
Kërcënimet ndaj Strander ishin shtuar dhe ajo i kishte raportuar ato në disa postime.
“Kam marrë një kërcënim se duhet të më qëllojnë në ballë. E raportova dhe Twitter mendon se kërcënimet me armë zjarri nuk shkelin rregullat e tij. Është pjesë e punës sime të marr ngacmime dhe kërcënime në internet dhe sinqerisht nuk më intereson, por të shtëna me armë, seriozisht”, njofton Stradner.
Analistja Stradnder kishte deklaruar se raportimi i saj kishte nxitur edhe shpërfaqjen e shumë historive të ngjashme. Sipas saj, këto kërcënime janë rezultat i veprimtarisë së grupeve të shumta ekstremiste në internet dhe fabrikave ruse dhe trolleve që operojnë nga Ballkani.
“Përshëndetje Twitter, pasi e raportova këtë, më shumë njerëz kontaktuan me histori të ngjashme. Duket se Inteligjenca Artificiale (AI) juaj ka probleme në Ballkan. Grupe të shumta ekstremiste në internet dhe fabrika ruse trolleve operojnë nga Ballkani dhe ju duhet ta rregulloni këtë. Jam e lumtur të ndaj të dhëna me Twitter”, është shprehur ajo.
Kërcënimi ndaj gazetares Stradner ka nxitur reagime të shumta. Në mesin e tyre ka reaguar edhe eksperti i çështjes së Ballkanit Perëndimor, Janusz Bugajski.
Bugajski ka përgëzuar atë dhe ka ofruar solidaritet për të, duke shkruar se, “shkrimi juaj duket se ka një ndikim dhe jo vetëm në Ballkan. Frikacakët e Kremlinit dhe përfaqësuesit e tyre po përpiqen t’iu mbyllin gojën”.

Deputeti i Bundestagut gjerman: Ndërhyrja e NATO-s në ’99-ën ndali gjenocidin e Millosheviqit në Kosovë
Ulja e orëve të gjuhëve të huaja në shkollat ruse si mjet militarizimi
“Nuk e bënë shqiptarët” – Si u vra Milosh Vlashkoviqi në Mazgit nga dy ushtarë serbë, teksa grabisnin shtëpitë në vitin 1999
Rusia sulmon infrastrukturën energjetike të Ukrainës, propagandat pro-Kremlin i kthejnë vuajtjet në armë psikologjike
Bisedimet në Abu Dhabi përfundojnë me plane për raundin tjetër – Zelensky e quan takimin ‘konstruktiv’
Trump thotë se gjithë të përfshirët në vjedhjen e zgjedhjeve në SHBA do të ndëshkohen – sytë sërish nga Vuçiqi