Ish-majori i Policisë në Rusi, Oleg Kashintsev është ndaluar për shkak se ka protestuar në “Sheshin e Kuq” Moske duke mbajtur në dorë pankartën me mbishkrimin “ Lironi Navalnin, Putin është vrasës”.
Tashmë është e ditur se në Rusi, e drejta dhe liria për të protesutar nuk është e njejtë me atë në vendet demokratike.
Aleksei Navalni (Alexei Navalny), zëri më i fuqishëm opozitar në Rusi, është dënuar më tre vite e gjysmë burgim me pretendimin se ka shkelur kushtet e provave, në akuzën që i bëri pushtetit rus në vitin 2014-të.
Polici rus, Kashnitsev, është liruar nga stacioni policor por është gjobitur për shkelje të rregullave të protestimint dhe për mbajtje të uniformës ilegalisht, bëjnë të ditur disa mediume online në Rusi.
Ai ka shërbyer 18 vite si polic, 14 nga të cilat në investigime kriminale.
Në vitin 2019-të, ai ka dhënë dorëheqjen nga kjo detyrë, për shkak të mospajtimeve që kishte me qeverinë dhe për shkak se ishte parë në një protestë në përkrahje të opozitarit Navalni, më herët gjatë këtij viti.

Zyra e Prokurorit të Krimit të Organizuar kërkon urgjentisht dokumentacion mbi faljet e dhëna nga Vuçiq
Pas humbjes së Vuçiqit, Lista Serbe zotohet se do t’i ruajë lidhjet institucionale me Beogradin
Lista e Studentëve nuk do të bashkëpunojë me Listën Serbe: Gashiq thotë se ajo ka qenë “kontraktor i SNS-it” në Kosovë
Evropa nis financimin prej 24 miliardë dollarësh, Ukraina në fokus të planit SAFE
Ukraina, Rusia dhe SHBA-ja drejt bisedimeve të reja për paqe në Abu Dhabi
Raporti nga Zyra e Përfaqësuesit të Lartë në BiH: Lëvizjet e autoriteteve të RS po çojnë në ndarje de facto nga BiH