Në rrjete sociale ka filluar ironia lidhur me një postim në twitter të shefit të Bashkimit Evropian në Kosovë, ambasadorit Tomas Szunyog.
Ambasadori Szunyog, pas një vizite që kishte në Vushtrri, kishte thënë se Incidentet ndëretnike në Vushtrri janë rritur që pas pandemisë dhe duhet të adresohen.
Lidhur me këtë, në rrjete sociale ka pasur një reaksion duke e quajtur këtë pjesë të propagandës ruse.
Eksperti i çështjeve kibernetike dhe kontrollit të fakteve Mentor Hoxhaj, ka thënë se “Narrativa e propagandës ruse, e thënë nga përfaqësuesi më i lartë i BE-së në Kosovë, është shumë shqetësuese”.
Ngjashëm, por me një varg cicërimash në twitter për këtë janë ngritur akuza dhe ironi në drejtim të ambasadorit Szunyog, i cili vjen nga ÇÇkia dhe ka kryer studimet në Moskë, në një universitet (MGIMO) ku ka ndikim shumë të madh edhe inteligjenca ruse.
“Ambasadori Szunyog po nxit narrativë të rrejshme nga propaganda serbe ndaj Kosovës, e të sponsorizuar nga Rusia dhe vet Putini”, ka cicëruar John Jackson në Twitter.

Çfarë thonë për rezolutën e KE-së ata që vuajtën dhunën e regjimit të Vuçiqit?
Rubio: Irani nuk do të lejohet të vendosë tarifa për anijet që kalojnë në Ngushticën e Hormuzit
Rikthimi i Janshas në pushtet ngjall shqetësime në BE dhe Ballkanin Perëndimor
Letonia nënshkruan marrëveshjen e BE-së për kredi mbrojtëse prej 3.5 miliardë eurosh në kuadër të programit SAFE
Si po shembet strategjia e Putinit për të formësuar politikën jashtë Rusisë?
Dogana e SHBA-së lëshon urdhër për ndalimin e dërgesave kineze Zijin nga Serbia