Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Lajme

Irani shënjestroi bazat amerikane në Katar dhe Irak, nuk raportohet për viktima – Trump takim në Dhomën e Situatave

The Geopost June 23, 2025 2 min read
Share the news

Agjencia e lajmeve Tasnim e Iranit ka raportuar se sulmi me raketa që sapo raportua në Katar mbi bazën ushtarak amerikane është një operacion i quajtur “Shpallja e Fitores”.

Burime ushtarake i kanë thënë agjencisë së lajmeve Reuters, se sistemi i mbrojtjes ajrore u aktivizua në bazën ajrore Ain al Asad në Irak.

Objektivi tjetër iranian besohet të jetë baza ajrore al Udeid në Katar, ndërsa autoritetet e atjeshme raportojnë se nuk ka viktima nga sulmi në bazën amerikane.

Katari ka thënë se rezervon të drejtën për t’u përgjigjur drejtpërdrejt dhe në përputhje me ligjin ndërkombëtar.

Gjithashtu njoftoi se mbrojtja e tij ajrore ka kapur një sulm me raketa, transmeton Telegrafi.

“Jemi të sigurt se mbrojtja ajrore e Katarit e pengoi sulmin dhe i ka kapur me sukses raketat iraniane”, thuhet në një deklaratë të Katarit.

“Një deklaratë që sqaron rrethanat e sulmit do të lëshohet më vonë nga Ministria e Mbrojtjes”, u tha ndër tjera.

Irani më parë kishte kërcënuar të hakmerrej kundër SHBA-së pas sulmeve në vendet e saj bërthamore gjatë fundjavës.

Në anën tjetër, presidenti amerikan Donald Trump gjendet në Dhomën e Situatave ndërsa Shtëpia e Bardhë thotë se po ‘monitoron nga afër’ kërcënimet ndaj bazës

Shtëpia e Bardhë dhe Departamenti i Mbrojtjes po “monitorojnë nga afër” kërcënimet e mundshme ndaj bazës ajrore al Udeid në Katar.

 

/Telegrafi.com

Continue Reading

Previous: Rosenberg: Qeveria ruse është qartësisht nervoze për sfidat ekonomike të vendit
Next: Trump: Izraeli dhe Irani u pajtuan për armëpushim

Duriq: Radoiçiq dhe Veselinoviq janë dy kriminelët më të mëdhenj në Serbi 2 min read
  • Lajme

Duriq: Radoiçiq dhe Veselinoviq janë dy kriminelët më të mëdhenj në Serbi

The Geopost October 20, 2026
Sputnik përhap dezninformata për Bondstillin, thotë se Serbia, Rusia dhe Kina duhet të japin pëlqimin 5 min read
  • Analiza
  • Botë
  • Fact Checking
  • Lajme

Sputnik përhap dezninformata për Bondstillin, thotë se Serbia, Rusia dhe Kina duhet të japin pëlqimin

The Geopost October 16, 2026
Kosova në fushatën zgjedhore në Serbi: Retorikë nacionaliste, pak zgjidhje konkrete 5 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Kosova në fushatën zgjedhore në Serbi: Retorikë nacionaliste, pak zgjidhje konkrete

The Geopost October 14, 2026
Mali i Zi dëbon drejtuesin e rrjetit rus ‘Ribar’ dhe bashkëpunëtorët e tij, ambasadori i përcjell drejt Beogradit 2 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Mali i Zi dëbon drejtuesin e rrjetit rus ‘Ribar’ dhe bashkëpunëtorët e tij, ambasadori i përcjell drejt Beogradit

The Geopost October 13, 2026
Burnham: Rusia ndërhyri në referendumin e Brexit-it, Franca dhe Gjermania të kujdesshme ndaj Moskës 2 min read
  • Botë
  • Lajme

Burnham: Rusia ndërhyri në referendumin e Brexit-it, Franca dhe Gjermania të kujdesshme ndaj Moskës

The Geopost October 12, 2026
Zaharova flet për ndërhyrje të huaja, ndërsa dokumentet dëshmojnë ndikimin rus në zgjedhjet në Ballkan 2 min read
  • Lajme

Zaharova flet për ndërhyrje të huaja, ndërsa dokumentet dëshmojnë ndikimin rus në zgjedhjet në Ballkan

The Geopost October 9, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.