Raketahedhës dore (zolla), granata dore, tronblonë, armë dhe municion i llojeve të ndryshme është kapur të dielën në Vallaq të Zveçanit, gjatë një bastisjeje të Policisë së Kosovës në bashkëpunim më AKI-në dhe në monitorim të KFOR-it dhe EULEX-it. E gjithë kjo sasi armatimi është gjetur në një objekt që besohet se i përket politikanit serb, Aleksandër Arsenijeviq.
Kështu ka bërë të ditur ministri i Brendshëm në detyrë, Xhelal Sveçla përmes një njoftimi në Facebook.
Ai ka thënë se ky municion është “një arsenal i tërë i mjaftueshëm për një njësit terrorist.” “Sot, njësitet relevante të Policisë së Kosovës në bashkëpunim me AKI dhe prokurorinë me monitorim nga KFOR dhe Eulex, kanë realizuar një bastisje në fshatin Vallaq të Zveçanit, ku janë gjetur raketahedhës dore (zolla), granata dore, tronblonë, armë dhe municion i llojeve të ndryshme. Një arsenal i tërë i mjaftueshëm për një njësit terrorist. Sipas informacioneve që kam pranuar, armatimi i rëndë është gjetur në një objekt që i përket politikanit Aleksandar Arsenijevic”, ka shkruar Sveçla.
Ministri në detyrë, Xhelal Sveçla ka thënë po ashtu se krimi nuk mund të fshihet kurrë, pavarësisht petkut që vesh.
“Veçanërisht përballë institucioneve tejet vigjilente e profesionale që po punojnë pa u ndalur në ofrimin e sigurisë e sundimit të rendit e ligjit në çdo cep të territorit të Republikës së Kosovës”, ka shtuar ai, për të përfunduar “nuk do të ndalemi derisa në çrrënjosjen e plotë të
mbetjeve kriminale e terroriste të Serbisë nga vendi ynë.”
Ndryshe, Aleksandër Arsenijeviq ka mohuar të jetë i tij objekti ku u gjet arsenal i tërë armatimi. Ndërsa nga Policia e Kosovës kanë thënë për media se “Arsenijeviq është person me interes për Policinë.”/The Geopost/

NATO: KFOR ka nisur përshtatjen e pozicionimit dhe pranisë në terren pas përmirësimt të sigurisë në Kosovë
Vuçiq “i puth dorën” Zelenskyt, ndërsa i ruan shpinën Putinit
Senatori amerikan thekson përparimin në Senat ndërsa projektligji për sanksione ndaj Rusisë dhe Iranit i afrohet votimit
SHBA kërkon ekstradimin e hakerit iranian të arrestuar në Mal të Zi
Hulumtimi i IRI: Serbët favorizojnë marrëdhënie më të ngushta me Rusinë, pasuar nga Kina
Raporti britanik: AI tentoi të mashtronte njerëz dhe të fshihte gjurmët e saj