Kosova që tre ditë po përballet me sulme prej Rusisë, grupe hakerësh me origjinë ruse, por që dyshohet edhe me përkrahje të shtetit rus, kanë sulmuar webfaqet e shumë institucioneve të Kosovës, kështu ka deklaruar njohësi i sigurisë kibernetikës, Halil Berisha.
Sipas tij, sulmet kanë synuar webfaqet e institucioneve kryesore të Kosovës, përfshirë faqet e kryeministrisë, ministrive, aeroportit, dhe organizatave të ndryshme.
Arsyeja e këtyre sulmeve është përkrahja ushtarake që Kosova i ofron Ukrainës në luftën kundër Rusisë.
Berisha, në një postim në Facebook ka theksuar se sulmi i realizuar është një sulm DDoS (Distributed Denial of Service), ku numri i madh i vizitorëve ndalon funksionimin e webfaqeve.
Ai ka potencuar se të dhënat e institucioneve janë të sigurta, pasi infrastruktura është mbrojtur me shpejtësi nga autoritetet.
Megjithatë, Berisha ka theksuar se, ndonëse shumica e faqeve janë rikthyer në funksion, nevojitet një angazhim më i madh për parandalimin e sulmeve të ardhshme.
Ai ka shtuar se grupet ruse janë në proces të përgatitjes për një tjetër valë sulmesh, e cila mund të përfshijë edhe kompani dhe organizata të tjera.
dukagjini.com

Duriq: Radoiçiq dhe Veselinoviq janë dy kriminelët më të mëdhenj në Serbi
Sputnik përhap dezninformata për Bondstillin, thotë se Serbia, Rusia dhe Kina duhet të japin pëlqimin
Kosova në fushatën zgjedhore në Serbi: Retorikë nacionaliste, pak zgjidhje konkrete
Mali i Zi dëbon drejtuesin e rrjetit rus ‘Ribar’ dhe bashkëpunëtorët e tij, ambasadori i përcjell drejt Beogradit
Burnham: Rusia ndërhyri në referendumin e Brexit-it, Franca dhe Gjermania të kujdesshme ndaj Moskës
Zaharova flet për ndërhyrje të huaja, ndërsa dokumentet dëshmojnë ndikimin rus në zgjedhjet në Ballkan