Kryeredaktori rus i gazetës së pavarur Novaya Gazeta ka nxjerrë në ankand medaljen e tij të Çmimit Nobel për Paqe për 103.5 milionë dollarë (84 milionë funte).
Dmitry Muratov ka thënë se të gjitha paratë nga shitja do të shkojnë për të ndihmuar refugjatët e luftës në Ukrainë.
Muratov u shpërblye me çmimin e paqes në vitin 2021 për mbrojtjen e lirisë së shprehjes në Rusi.
Novaya Gazeta ka pezulluar veprimet e saj menjëherë pas pushtimit rus të Ukrainës në muajin mars.
Kjo erdhi pasi Moska kishte njoftuar se kushdo që i përshkruan veprimet e Rusisë në Ukrainë si një “luftë” do të përballet me gjoba të rënda ose mbyllje. Kremlini e quan konfliktin një “operacion special ushtarak”.
Heritage Auctions që ka kryer shitjen nuk ka zbuluar se kush ishte ofertuesi fitues.
Në prill, Muratov u sulmua me bojë të kuqe të lidhur me aceton tretës në një tren në Rusi. Sulmuesi mashkull kishte bërtitur: “Muratov, kjo është për djemtë tanë,” ka thënë ai.
Ai ishte në mesin e një grupi gazetarësh që themeluan Novaya Gazeta në 1993 pas rënies së Bashkimit Sovjetik.
Që nga viti 2000, gjashtë gazetarë të gazetës si dhe bashkëpunëtorë janë vrarë në lidhje me punën e tyre, duke përfshirë reporteren investigative Anna Politkovskaya.
Shitja e medaljes së artë në Nju Jork do të përfitojë nga reagimi humanitar i Unicef-it për fëmijët e zhvendosur të Ukrainës, ka thënë Heritage Auctions në një deklaratë.
“Mesazhi më i rëndësishëm sot është që njerëzit të kuptojnë se po ndodh një luftë dhe ne duhet të ndihmojmë njerëzit që po vuajnë më shumë,” k thënë Muratov në një video të publikuar nga Heritage Auctions.
Ai ka fituar Çmimin Nobel për Paqen vitin e kaluar së bashku me gazetaren Maria Ressa e cila bashkëthemeloi faqen e lajmeve online Rappler në Filipine.
Ressa dhe Muratov janë të dy të njohur për publikimin e hetimeve që kanë zemëruar liderët e vendeve të tyre dhe janë bërë simbole të luftës për lirinë e shtypit./BBC

Dronët nënujorë ukrainas godasin bazën detare ruse (Video)
30 vjet pas Daytonit – mësime për sot
Serbia dhe rasti “Panda”: Kur propaganda serbe vret edhe të rinjtë e vet
Kur qyteti bëhet fushë gjuetie: Serbia, paramilitarët dhe turistët që paguanin për të vrarë civilë në Sarajevë
Ukraina kryen sulme masive me dronë gjatë natës në infrastrukturën energjetike ruse
B-52 mbi Japoni, SHBA-ja i përgjigjet manovrave nga Kina e Rusia