Andrei Kuznetsik, një gazetar i shërbimit bjellorus të Radios Evropa e Lirë (RFE), u dënua më 8 qershor me gjashtë vjet burg nën masa të rrepta sigurie, me akuzën e krijimit ose të qënit pjesë e një organizate ekstremiste.
Kuznetsik, një 43-vjeçar, baba i dy fëmijëve, u arrestua për herë të parë më 25 nëntor 2021, ndërsa po ngiste një biçikletë pranë shtëpisë së tij në Minsk dhe që atëherë ka qenë në paraburgim.
Pas vuajtjes së dy dënimeve administrative 10-ditore të njëpasnjëshme për “huliganizëm”, autoritetet bjelloruse nisën procedimin penal kundër tij më 23 dhjetor 2021, në ditën kur Ministria e Brendshme shtoi Shërbimin Bjellorus RSE në regjistrin e saj të organizatave ekstremiste.
Akuzat kundër Kuznetsik mbetën të panjohura deri në fund të majit 2022, për shkak të një urdhri gjykate që ndalonte komentimin e çështjes.
Sipas anëtarëve të familjes së tij, gjykatës rajonale të Mogilev iu deshën vetëm disa orë për të trajtuar çështjen më 8 qershor përpara se të dënonte një gazetar me gjashtë vjet burg.
Presidenti dhe CEO i RSE Jamie Fly tha se gazetari i shtëpisë që ai drejton ishte “dënuar për akuza qesharake në një gjyq me dyer të mbyllura, i cili përfundoi brenda pak orësh”.
“Është domethënëse që akuzat ndaj tij nuk u shfaqën deri në fund të majit, më shumë se gjashtë muaj pasi u arrestua për herë të parë. Kërkojmë lirimin e menjëhershëm të Andrejt”, nënvizoi Fly.
Kuznetsik është një nga tre gazetarët e RSE të burgosur aktualisht në Bjellorusi.
Më 10 maj, një gjykatë në Minsk hodhi poshtë ankesën e Aleh Hruzdziloviç dhe konfirmoi dënimin me 18 muaj në burgun e sigurisë maksimale.
Më 31 maj, Gjykata e Lartë e Bjellorusisë dëgjoi ankesën e Ihar Losik, e refuzoi atë të nesërmen dhe konfirmoi dënimin e tij me 15 vjet.
Shërbimi bjellorus RSE, i njohur lokalisht si Radio Sloboda, me një mesatare mujore prej mbi 33 milionë vizitash në faqet e tij të internetit dhe 59 milionë shikime të faqeve, u themelua për herë të parë në 1954 dhe është një ofrues kryesor lajmesh në një nga shoqëritë më të kufizuara në Evropë, duke sfiduar monopolin e qeverisë virtuale mbi mediat elektronike vendase. / RSE