Global Affairs Canada, ministria e jashtme e Kanadasë, zbuloi, më 23 tetor 2023, se një fushatë dezinformuese e lidhur me Kinën kishte shënjestruar dhjetëra deputetë. Kështu, një “botnet” dërgoi mijëra mesazhe “propagande dhe dezinformuese” në llogaritë e Facebook dhe X (ish-Tëitter) të këtyre deputetëve.
E nisur në fillim të gushtit 2023, fushata, ndoshta e udhëhequr nga Republika Popullore e Kinës, arriti kulmin midis 8 dhe 10 shtatorit 2023. Ajo preku deputetët nga të gjitha partitë dhe të gjitha fushat, duke përfshirë kryeministrin Justin Trudeau, liderin e opozitës Pierre Poilievre, dhe disa ministra.
Postimi masiv i ‘spamit’ synonte të diskreditonte një personalitet publik kanadez kinez-folës, i cili është një kritik i zëshëm i qeverisë kineze. Mesazhet pretendonin se ky person kishte akuzuar deputetët e synuar për “vepra penale dhe sjellje joetike”. Përmbajtjet false (deepfakes) u përdorën për të mbështetur pretendimet.
Sipas Global Affairs Canada, qëllimi i operacionit ishte ndoshta “të heshtte kritikët e partisë komuniste kineze duke inkurajuar deputetët që të distancoheshin nga ky person dhe duke dekurajuar komunitetin e gjerë online që të komunikonte me ta”.
Problemi me dezinformimin kinez nuk po rrit shqetësimin vetëm në Kanada.
Edhe ligjvënësit amerikanë paralajmëruan të enjten se përpjekjet e Partisë Komuniste Kineze për përhapjen e dezinformatave do të rriten vetëm përpara zgjedhjeve të vitit 2024 në Shtetet e Bashkuara. Dhe në këtë rast gjigandi i mediave sociale TikTok është shqetësimi kryesor i ligjvënësve.
Ligjvënësit amerikanë paralajmëruan të enjten se fronti më i rëndësishëm në konkurrencën midis SHBA-së dhe Kinës mund të jetë në telefonat celularë të njerëzve.
Ndërkaq, ekspertët u thanë ligjvënësve që TikTok po bëhet gjithnjë e më shumë burimi kryesor i lajmeve për shumë amerikanë, veçanërisht ata më të rinj, por thanë se ligjet ende mund të miratohen për të ndaluar përhapjen e dezinformatave.
* Një botnet i referohet një grupi kompjuterësh të cilët janë infektuar nga malëare dhe kanë rënë nën kontrollin e një aktori keqdashës./The Geopsot/