Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Lajme

“Një bombë në mes të Evropës”, ekspertët ndërkombëtarë thonë se Vuçiqi është guvernatori i Putinit në Ballkan

The Geopost December 6, 2023 2 min read
Share the news
Presidenti serb Aleksandër Vuçiq është guvernatori i Putinit në Ballkan. Kështu e vlerësojnë ekspertët David Shedd dhe Ivana Stradner.
Sipas tyre, konflikti me Kosovën kërcënon të përshkallëzohet, por fuqitë perëndimore shikojnë nga ana tjetër sepse janë të fokusuar në Ukrainë dhe Izrael.
Autorët David Shedd dhe Ivana Stradner, në një shkrim të botuar në revistën gjermane, Cicero, shkruajnë se në fund të shtatorit, Serbia zhvendosi sistemet moderne të armëve në kufirin e saj me Kosovën, një nga vendosjet më të mëdha ushtarake serbe që nga fundi i luftës së Kosovës pothuajse një çerekshekulli më parë.
Në një artikull të përbashkët nga këta dy ekspertë të çështjeve të sigurisë dhe politikës ndërkombëtare thuhet se konflikti Kosovë-Serbi mund të përshkallëzohet për shkak të aktiviteteve destabilizuesve të presidentit rus, Vladimir Putin dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, derisa fuqitë perëndimore janë të fokusuara ndaj Ukrainës dhe Izraelit.
Autorët e artikullit të titulluar “Një bombë në mes të Evropës” sugjerojnë se ekzistojnë shumë indikacione se incidentet e fundit në pjesën veriore të Kosovës të banuar me shumicë serbe shkojnë përtej tensioneve të njohura të viteve të fundit, duke përfshirë fushatën dezinformuese të Rusisë për të ngjallur mosbesimin e serbëve të Kosovës dhe për të përhapur mesazhe luftënxitëse.
“Megjithëse ngjarja u anashkalua kryesisht nga mediat perëndimore në atë kohë dhe që atëherë është harruar duke pasur parasysh shpërthimin e luftës midis Izraelit dhe Hamasit – ajo është pjesë e një zhvillimi alarmues në Ballkan”, shkruajnë ata.
Preteksti i menjëhershëm për mobilizimin serb ishin muajt e trazirave mes Kosovës dhe Serbisë, të cilat kanë ruajtur një paqe të brishtë që kur bombardimet e NATO-s në luftën e viteve 1998-1999 i dhanë Kosovës pavarësinë nga Beogradi.
“Në maj, Serbia i vuri trupat e saj në gatishmëri luftarake pasi serbët etnikë që jetojnë në Kosovë u përleshën me policinë e Kosovës. Dhe në shtator, pak para mobilizimit të fundit në kufi, 30 serbë etnikë të armatosur rëndë sulmuan një patrullë policie në Kosovë, duke lënë katër persona të vdekur”, shkruajnë autorët./The Geopost/

Continue Reading

Previous: Fushata kineze e dezinformimit shënjestron deputetët në Kanada, përfshirë edhe kryeministrin Trudeau
Next: Moody’s ul perspektivën për vlerësimin e kredisë së Kinës për shkak të rritjes më të ulët dhe rreziqeve të pasurive të paluajtshme

NATO: KFOR ka nisur përshtatjen e pozicionimit dhe pranisë në terren pas përmirësimt të sigurisë në Kosovë 2 min read
  • Ballkan
  • Lajme

NATO: KFOR ka nisur përshtatjen e pozicionimit dhe pranisë në terren pas përmirësimt të sigurisë në Kosovë

The Geopost August 13, 2026
Vuçiq “i puth dorën” Zelenskyt, ndërsa i ruan shpinën Putinit 4 min read
  • Analiza
  • Lajme

Vuçiq “i puth dorën” Zelenskyt, ndërsa i ruan shpinën Putinit

The Geopost August 9, 2026
Senatori amerikan thekson përparimin në Senat ndërsa projektligji për sanksione ndaj Rusisë dhe Iranit i afrohet votimit 8 min read
  • Analiza
  • Lajme

Senatori amerikan thekson përparimin në Senat ndërsa projektligji për sanksione ndaj Rusisë dhe Iranit i afrohet votimit

The Geopost August 6, 2026
SHBA kërkon ekstradimin e hakerit iranian të arrestuar në Mal të Zi 4 min read
  • Botë
  • Lajme

SHBA kërkon ekstradimin e hakerit iranian të arrestuar në Mal të Zi

The Geopost August 6, 2026
Hulumtimi i IRI: Serbët favorizojnë marrëdhënie më të ngushta me Rusinë, pasuar nga Kina 3 min read
  • Analiza
  • Lajme

Hulumtimi i IRI: Serbët favorizojnë marrëdhënie më të ngushta me Rusinë, pasuar nga Kina

The Geopost August 6, 2026
Raporti britanik: AI tentoi të mashtronte njerëz dhe të fshihte gjurmët e saj 4 min read
  • Analiza
  • Lajme

Raporti britanik: AI tentoi të mashtronte njerëz dhe të fshihte gjurmët e saj

The Geopost August 6, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.