Evropa po e ndjek me kujdes qëndrimin ndaj mediave në Serbi dhe Aleksandar Vuçiq duhet ta dijë këtë, tha eurodeputeti Helmut Brandstetter.
Eurodeputeti ka thënë po ashtu përmes një shkrimi në “X” se sundimi i ligjit dhe media e lirë janë parakusht për bisedime të mëtejshme me qeverinë serbe.
“Igor Boziq (drejtor programi i N1) dhe gazetarë të tjerë serbë kanë raportuar se presioni mbi median nga regjimi i Aleksandar Vuçiq po bëhet gjithnjë e më brutal”, shkroi ai.
Protestat në Serbi kanë nisur pas shembjes së një tende në një stacion të trenit në Novi Sad, që la të vdekur 16 persona.
Derisa pushteti atje po shtyp protestat, Brandstater ka thënë se Evropa po e vëzhgon Vupiqin.
“Vuçiq duhet ta dijë se Evropa po vëzhgon me kujdes”, shtoi eurodeputeti. /The Geopost/

NATO: KFOR ka nisur përshtatjen e pozicionimit dhe pranisë në terren pas përmirësimt të sigurisë në Kosovë
Vuçiq “i puth dorën” Zelenskyt, ndërsa i ruan shpinën Putinit
Senatori amerikan thekson përparimin në Senat ndërsa projektligji për sanksione ndaj Rusisë dhe Iranit i afrohet votimit
SHBA kërkon ekstradimin e hakerit iranian të arrestuar në Mal të Zi
Hulumtimi i IRI: Serbët favorizojnë marrëdhënie më të ngushta me Rusinë, pasuar nga Kina
Raporti britanik: AI tentoi të mashtronte njerëz dhe të fshihte gjurmët e saj