
Zëvendësndihmës sekretari amerikan i Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike Gabriel Eskobar është takuar dje me presidentin malazez Milo Gjukanoviq.
Eskobar theksoi shqetësimin për korrupsionin e rrënjosur në Mal të Zi Eskobar, sipas Ambasadës Amerikane në Mal të Zi, inkurajoi Malin e Zi të vazhdojë të luajë një rol konstruktiv në adresimin e sfidave rajonale.
Sipas Ambasadës së SHBA në Mal të Zi në Twitter, Eskobar theksoi shqetësimin e Shteteve të Bashkuara për korrupsionin e rrënjosur në vend dhe inkurajoi Malin e Zi që të vazhdojë të luajë një rol konstruktiv në adresimin e sfidave rajonale.
Kjo është vizita e parë e Eskobarit në Mal të Zi si i dërguar special për Ballkanin Perëndimor.