Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • ENG
  • ALB
  • SRB
  • UKR
  • RRETH NESH
  • Lajme

Drejtësia malazeze nuk lejon ekstradimin e serbëve të akuzuar për krime lufte në Kosovë

The Geopost November 11, 2023 2 min read
Share the news

Policia malazeze në fund të muajit shtator kishte arrestuar Momqillo Vukotiq dhe Zhika Vuksanoviq nën dyshimin e kryerjes së krimeve të luftës në Kosovë. Vukotiq dhe Vuksanoviq kishin qëndruar në paraburgim ekstradues, duke pritur ekstradimin tek organet e drejtësisë kosovare.

Gjykata malazeze kishin vendosur që të njëjtit duhet tu dorëzohen autoriteteve të Kosovës, por kundër vendimit të gjykatës kishte dal ministri i drejtësisë malazeze Marko Kovaq. Ky i fundit këtë vendim e kishte marr një javë para se ti përfundonte mandati.

 

Gazeta malazeze “Pobjeda” bëri të ditur se Kovaç e ka shpjeguar vendimin me vlerësimin se “ka dyshime për përndjekje politike” dhe se është shkelur neni 3 i Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe Liritë Themelore, me vlerësimin se ka qenë “moment politik”.

Avokatja malazez dhe një herit edhe Drejtoresha ekzekutive e Aksionit për të Drejtat e Njeriut (HRA), Tea Gorjanc Preleviq, ka thënë se me vendimin për ta refuzuar ekstradimin, ministri Marko Kovaq i ka tejkaluar autorizimet e tij duke e kundërshtuar vendimin e gjykatës, gjë që paraqet keqpërdorim të detyrës.

Marko Kovaç ishte ministër në qeverinë e Dritan Abazoviqit, në të cilën ai u zgjodh nga kuota e Partisë Popullore Socialiste (SPLP), e formuar nga shpërbërja e DPS-së së Gjukanoviqit pas ndarjes me Millosheviqin në vitin 1998. Babai i tij, Miodrag Kovaç, ishte ministër në RFJ gjatë viteve të fundit të sundimit të Sllobodan Millosheviqit. Pas zgjedhjes së qeverisë së re të Milojko Spajiqit, Kovaç u shkarkua. Ministri i ri i Drejtësisë është Andrej Miloviq nga Lëvizja “Evropa Sad” e Spajiqit.

Pas refuzimit për ekstradim të serbëve, të njëjtit janë liruar nga paraburgimi.

 

Continue Reading

Previous: Pasi Vuçiç shkoi në Kinë për armë, Bërnabiç takohet me Presidentin e Kinës
Next: BE-ja “shuplakë” Serbisë: Lidhjet me Moskën vënë në pikëpyetje integrimin evropian

Dronët nënujorë ukrainas godasin bazën detare ruse (Video) 3 min read
  • Lajme
  • World

Dronët nënujorë ukrainas godasin bazën detare ruse (Video)

The Geopost December 15, 2025
30 vjet pas Daytonit – mësime për sot 8 min read
  • Analiza
  • Lajme

30 vjet pas Daytonit – mësime për sot

The Geopost December 14, 2025
Serbia dhe rasti “Panda”: Kur propaganda serbe vret edhe të rinjtë e vet 3 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Serbia dhe rasti “Panda”: Kur propaganda serbe vret edhe të rinjtë e vet

The Geopost December 14, 2025
Banorë të Sarajevës duke u fshehur nga zjarri i snajperëve në qendër të Sarajevës, 1993. Kur qyteti bëhet fushë gjuetie: Serbia, paramilitarët dhe turistët që paguanin për të vrarë civilë në Sarajevë 8 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Kur qyteti bëhet fushë gjuetie: Serbia, paramilitarët dhe turistët që paguanin për të vrarë civilë në Sarajevë

The Geopost December 14, 2025
Ukraina kryen sulme masive me dronë gjatë natës në infrastrukturën energjetike ruse 3 min read
  • Botë
  • Lajme

Ukraina kryen sulme masive me dronë gjatë natës në infrastrukturën energjetike ruse

The Geopost December 14, 2025
B-52 mbi Japoni, SHBA-ja i përgjigjet manovrave nga Kina e Rusia 2 min read
  • Botë
  • Lajme

B-52 mbi Japoni, SHBA-ja i përgjigjet manovrave nga Kina e Rusia

The Geopost December 14, 2025

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.