Ndihmës-sekretarja amerikane e Shtetit për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Karen Donfried, ka thënë të hënën, 25 prill, se Kosova dhe Serbia duhet të angazhohen në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian në Bruksel, sepse status-quoja është e paqëndrueshme.
Donfried ka shtuar se mëyra më e mirë për të kundërshtuar përpjekjet flagrante të Rusisë është që Kosova dhe Serbia të riangazhohen urgjentisht në dialog.
“Status quo-ja është e paqëndrueshme; jo vetëm që pengon të ardhmen evropiane të Kosovës dhe Serbisë, por është në dobi të Kremlinit. Rusia dëshiron të prishë çdo unitet dhe konsolidim demokratik në vendet e Ballkanit Perëndimor. Mënyra më e mirë për të kundërshtuar përpjekjet flagrante të Kremlinit për të destabilizuar rajonin është e thjeshtë: Kosova dhe Serbia duhet të bashkohen dhe të riangazhohen urgjentisht në Dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja, me mbështetjen e fuqishme të SHBA-së.”, ka thënë Donfried.
Dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë ka filluar në vitin 2011 dhe ende nuk është arritur ndonjë marrëveshje përfundimtare, për një zgjidhje afatgjatë.
Ndihmës-sekretarja amerikane e Shtetit për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Karen Donfried, do të qëndrojë për vizitë në Ballkanin Perëndimor nga 25 deri më 29 prill.
Ajo është e shoqëruar nga i dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe zyrtarë tjerë amerikanë.
Pas Kosovës, ajo viziton Serbinë, Bosnje-Hercegovinën, Maqedoninë e Veriut, Shqipërinë dhe Malin e Zi.
Javën e kaluar, Kosovën e ka vizituar edhe një delegacion senatorësh amerikanë: Jeanne Shaheen, Chris Murphy dhe Thom Tillis.
Ata kanë thënë se Shtetet e Bashkuara mbështesin aspiratat e Kosovës që të anëtarësohet në NATO dhe Bashkim Evropian.

Shtetet baltike forcojnë mbrojtjen mes rritjes së kërcënimeve hibride ruse
“Vullnetarët” rusë financojnë manastiret serbe në Kosovë
Ukraina çon në ajër një cisternë nafte të flotës ruse në Detin e Zi
Fëmijët e burgosur të Putinit: Si Rusia shkatërron të rinjtë që guxojnë të flasin
Regjimi i Vuçiqit në krizë të thellë: Protestat masive të studentëve, tirania e jo-shtetësisë dhe çmenduria pro-regjim
Kosovarët në shënjestër: Serbia arreston gjashtë persona dhe rrëmben një tjetër në 2025