Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • ENG
  • ALB
  • SRB
  • UKR
  • RRETH NESH
  • Analiza
  • Lajme

Deputeti ukrainas: Vuçiq është manipulues, Putin ka shumë ndikim në Serbi dhe i nevojiten përleshjet në rajon

The Geopost August 18, 2023 2 min read
Share the news

Deputeti i Ukrainës Oleksiy Goncharenko ka paralajmëruar për rrezikun e presidentit rus Vladimir Putin në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Goncharenko ka thënë se Rusisë i konvenojnë përleshjet në rajon dhe tha se Rusia ka ndikim në Serbi.

“Jam i sigurt se Rusia me të vërtetë dëshiron të ndërhyjë, sepse për Putinin, çdo destabilizim është tashmë një fitore. Ai ka shumë ndikim në Serbi dhe unë do të isha shumë i kujdesshëm për këtë. Përleshjet e ardhshme të Putinit janë shumë të nevojshme, ne duhet të largojmë vëmendjen nga lufta në Ukrainë, në mënyrë që bota të na ndihmojë më pak në mënyrë aktive. Prandaj, nuk do të habitem që ai do të bëjë gjithçka për ta bërë Ballkanin të parehatuar. Ju duhet të jeni shumë të kujdesshëm për këtë. Provokimet nuk lejohen”, ka thënë ai për Gazetën Express.

Goncharenko për deklaratën e Presidentit të Serbisë, që ka thënë se Ukraina nëse e njeh Kosovën, në një ditë humbet gjithçka”, tha se ai është manipulues.

“Siç thashë, Vuçiq është manipulues. Ai flet për marrëdhënie të mira mes vendeve tona. Le të fillojmë me më të dukshmen apo jo? A ka vendosur Serbia sanksione kundër Rusisë? Jo. A e mbështet në mënyrë aktive pozicionin e Ukrainës? S’e shoh as këtë. Do të doja të dëgjoja nga presidenti Vuçiq, çfarë saktësisht do të humbasim?”.

Goncharenko tha se në Ukrainë ka mendime edhe pro edhe kundër njohjes së pavarësisë së Kosovës.

“Në shoqërinë tonë ende ka debate për njohjen e pavarësisë së Kosovës, disa deputetë janë pro, disa janë kundër. Por presidenti Vuçiq tha se deklarata të tilla nga ana jonë do të shkelin normat e së drejtës ndërkombëtare. Ky është manipulim. Në vitin 2010, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e OKB-së pranoi se shpallja e pavarësisë së Kosovës ishte në përputhje me të drejtën ndërkombëtare. Për mendimin tim, njohja e pavarësisë së Kosovës është një vendim i domosdoshëm”.

Goncharenko thotë se nuk e di se çfarë pozicioni ka tani presidenti Zelensky rreth Kosovës, por në pyetjen nëse Perëndimi po ia kërkon Ukrainës t’i bashkohet në njohjen e pavarësisë së Kosovës, deputeti thotë se Ukraina është një shtet i pavarur që merr vendimet e veta dhe udhëheq politikën e saj të brendshme dhe të jashtme. /Geopost/

Continue Reading

Previous: Zelenski u kërkon aleatëve pajisje për deminimin e Ukrainës
Next: Britania arreston spiunët e dyshuar rusë

Dijana Hrka shpjegon pse nuk do t’i përgjigjet ftesës së Vuçiqit 2 min read
  • Analiza

Dijana Hrka shpjegon pse nuk do t’i përgjigjet ftesës së Vuçiqit

The Geopost November 11, 2025
Tajlanda pezullon marrëveshjen e paqes me Kamboxhian pas shpërthimit të një mine tokësore 2 min read
  • Lajme

Tajlanda pezullon marrëveshjen e paqes me Kamboxhian pas shpërthimit të një mine tokësore

The Geopost November 11, 2025
Serbia pas një viti protestash: Kriza politike, energjetike dhe gjeopolitike e regjimit Vuçiq 7 min read
  • Analiza

Serbia pas një viti protestash: Kriza politike, energjetike dhe gjeopolitike e regjimit Vuçiq

The Geopost November 11, 2025
Senati amerikan miraton projektligjin për t’i dhënë fund mbylljes së qeverisë dhe e dërgon atë në Dhomën e përfaqësuesve 3 min read
  • Analiza

Senati amerikan miraton projektligjin për t’i dhënë fund mbylljes së qeverisë dhe e dërgon atë në Dhomën e përfaqësuesve

The Geopost November 11, 2025
Zelenskyy kërkon sistemet amerikane Patriot kundër sulmeve ruse në rrjetin elektrik 3 min read
  • Analiza

Zelenskyy kërkon sistemet amerikane Patriot kundër sulmeve ruse në rrjetin elektrik

The Geopost November 11, 2025
Ukraina dhe Rusia shkëmbejnë sulme gjatë natës ndaj objekteve energjetike 3 min read
  • Analiza

Ukraina dhe Rusia shkëmbejnë sulme gjatë natës ndaj objekteve energjetike

The Geopost November 10, 2025

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.