Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Lajme

Dëbimi i aktivistëve nga Serbia: Një tjetër dëshmi e pushtetit represiv

The Geopost January 24, 2025 2 min read
Share the news

Rastet e fundit të dëbimeve të aktivistëve nga Serbia kanë shkaktuar reagime të forta nga organizatat ndërkombëtare dhe vendet fqinje, duke vënë në dukje një tendencë shqetësuese të shkeljeve të të drejtave të njeriut nën pretekstin e “sigurisë kombëtare”.

Ministria e Jashtme rumune njoftoi se një shtetas rumun, anëtar i një OJQ-je, u dëbua nga Serbia pasi u ndalua në Beograd më 21 janar. Ai u ndalua dhe u dërgua në një stacion policie teksa ndiqte një seminar së bashku me pjesëmarrësit e tjerë. Pa një shpjegim të detajuar, ai është urdhëruar të largohet nga Serbia brenda 24 orëve, me një vit ndalim të hyrjes, për shkak të “sigurisë kombëtare”.

Ambasada rumune në Beograd ka kërkuar shpjegime nga autoritetet serbe por deri më tani nuk ka marrë përgjigje të kënaqshme.

Një incident i ngjashëm ndodhi me pesë shtetas kroatë, anëtarë të sektorit të OJQ-ve, të cilët gjithashtu u dëbuan nga Serbia në rrethana të ngjashme. Ministria kroate e Punëve të Jashtme dhe Evropiane i dërgoi Serbisë një notë proteste duke kërkuar shpjegim për këtë. Ministri Gordan Grliq Radman dënoi ndalimin e qytetarëve kroatë pa asnjë shpjegim, duke e cilësuar atë si një akt të papranueshëm represioni. Ministria gjithashtu u bëri thirrje të gjithë qytetarëve kroatë që të jenë të kujdesshëm kur udhëtojnë për në Serbi dhe të informohen para se të udhëtojnë.

Bashkimi Evropian ka shprehur shqetësimin e tij për këto ngjarje. Zëdhënësi i Komisionit Evropian Guillaume Mercier tha se ishte e papranueshme që aktivistët paqësorë të shoqërisë civile të etiketohen si “rrezik sigurie” dhe t’u nënshtrohen masave të tilla. Ai u bëri thirrje autoriteteve serbe që të respektojnë të drejtat themelore të njeriut dhe të lejojnë organizatat e shoqërisë civile të punojnë pa pengesa.

Continue Reading

Previous: Zakharova kërcënon me “përshkallëzim të pakontrolluar të konfliktit” në Ukrainë nëse vendosen paqeruajtës pas një armëpushimi
Next: Përpjekjet e vazhdueshme të Rusisë për të manipuluar mjedisin e informacionit

Raporti i CEPA-s: Rusia po zhvillon “luftë në hije” në Evropë, rritet rreziku i përshkallëzimit 3 min read
  • Lajme
  • Siguri

Raporti i CEPA-s: Rusia po zhvillon “luftë në hije” në Evropë, rritet rreziku i përshkallëzimit

The Geopost April 5, 2026
Momçilo Gajiq, udhëheqësi i grupit serb që shkaktoi trazira në Evropë me urdhër të inteligjencës ruse, strehohet në Moskë 11 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Momçilo Gajiq, udhëheqësi i grupit serb që shkaktoi trazira në Evropë me urdhër të inteligjencës ruse, strehohet në Moskë

The Geopost March 27, 2026
Kosova bashkë me vendet e tjera dënon sulmet iraniane në Ngushticën e Hormuzit 3 min read
  • Lajme

Kosova bashkë me vendet e tjera dënon sulmet iraniane në Ngushticën e Hormuzit

The Geopost March 26, 2026
Deputeti i Bundestagut gjerman: Ndërhyrja e NATO-s në ’99-ën ndali gjenocidin e Millosheviqit në Kosovë 2 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Deputeti i Bundestagut gjerman: Ndërhyrja e NATO-s në ’99-ën ndali gjenocidin e Millosheviqit në Kosovë

The Geopost January 30, 2026
Ulja e orëve të gjuhëve të huaja në shkollat ​​ruse si mjet militarizimi 3 min read
  • Botë
  • Lajme

Ulja e orëve të gjuhëve të huaja në shkollat ​​ruse si mjet militarizimi

The Geopost January 28, 2026
“Nuk e bënë shqiptarët” – Si u vra Milosh Vlashkoviqi në Mazgit nga dy ushtarë serbë, teksa grabisnin shtëpitë në vitin 1999 3 min read
  • Ballkan
  • Lajme

“Nuk e bënë shqiptarët” – Si u vra Milosh Vlashkoviqi në Mazgit nga dy ushtarë serbë, teksa grabisnin shtëpitë në vitin 1999

The Geopost January 27, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.