
US Secretary of State, Antony J. Blinken and EU High Representative, Josep Borrell
Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë dhe Zëvendës Presidenti i Komisionit Evropian Josep Borrell dhe Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony J. Blinken, diskutuan situatën rreth Ukrainës pas tensioneve të shkaktuara nga aktivitetet ushtarake të Rusisë. Përfaqësuesi i Lartë Borrell ndau me z.blimken vlerësimin e tij për situatën atje pas vizitës së tij në Ukrainë, duke përfshirë edhe vendosjen e një linje të kontaktit, tha Zyra e Përfaqësuesit të Lartë në një kumtesë për shtyp.
Ata riafirmuan mbështetjen e Bashkimit Evropian dhe të SHBA-së për sovranitetin, pavarësinë dhe integritetin territorial të Ukrainës dhe theksuan nevojën që Rusia të de-përshkallëzojë dhe të zbatojë plotësisht marrëveshjet e Minskut. Ata nënvizuan se çdo agresion i mëtejshëm ushtarak kundër Ukrainës do të ketë pasoja masive dhe kosto të rëndë.
Sekretari Blinken dhe Përfaqësuesi i Lartë Borrell diskutuan për angazhimet diplomatike dypalëshe dhe shumëpalëshe pas propozimeve të paraqitura nga Federata Ruse në lidhje me pikëpamjet e Rusisë për marrëveshjet e sigurisë në Evropë.
Ata nënvizuan partneritetin e qëndrueshëm të Shteteve të Bashkuara dhe BE-së dhe angazhimet e përbashkëta për sigurinë transatlantike dhe për t’u përballur me sfidat e përbashkëta të sigurisë.
Dy zyrtarët e laetë ranë dakord që çdo diskutim për sigurinë evropiane do të bëhet në koordinim dhe me pjesëmarrjen e Bashkimit Evropian.