Për dhjetë muaj nuk ka pasur asnjë sekondë të raportimit negativ për Rusinë dhe Kinën në televizionet me frekuencë kombëtare në Serbi, treguan rezultatet e monitorimit të Byrosë për Kërkime Sociale (BIRODI). Shtetet e Bashkuara kanë pasur më së shumti kohë televizive negative në periudhën e vëzhguar.
Janë analizuar emisionet qëndrore informative të pesë televizioneve kombëtare: RTS, Pink, Happy, B92 dhe Prva, në periudhën nga 1 dhjetori 2020 deri më 30 nëntor 2021, me përjashtim të muajve korrik dhe gusht.
BIRODI thekson se zyrtarët kinezë, përfshirë përfaqësues të ambasadës, janë përfaqësuar pozitivisht në 83.4 për qind të rasteve, ndërsa në pjesën tjetër të kohës janë raportuar në mënyrë neutrale.
Zyrtarët rusë janë të përfaqësuar pozitivisht në një përqindje edhe më të lartë – 89.6 për qind, ndërsa pjesën tjetër të kohës përfaqësohen në mënyrë neutrale.
Në periudhën e vëzhguar, BE-ja ishte kryesisht e përfaqësuar në mënyrë neutrale (3/4 e rasteve), çdo e pesta e sekondës kishte konotacion pozitiv, ndërsa raportimi negativ për BE-në mori 6.8 për qind të kohës.
Shtetet e Bashkuara kanë pasur kohën më negative gjatë asaj periudhe. Zyrtarët amerikanë, përfshirë anëtarët e ambasadës amerikane, u paraqitën negativisht në një të pestën e kohës së vëzhguar. Raportimi neutral u regjistrua në 2/3 e rasteve, ndërsa pozitiv ishte 1/6.
BIRODI konkludon se një raportim i tillë shkel të drejtat e garantuara të qytetarëve për t’u informuar në mënyrë objektive dhe të paanshme në Serbi, dhe se “bashkëpunëtor” në këtë është Organi Rregullativ për Media Elektronike (REM), i cili nuk dënon informacionin e njëanshëm.
/VOA/

Raporti nga Zyra e Përfaqësuesit të Lartë në BiH: Lëvizjet e autoriteteve të RS po çojnë në ndarje de facto nga BiH
Mediat ruse e paraqesin humbjen e Vuçiqit si pasojë të ndikimit perëndimor
Vuçiqi pësoi humbje pas 14 vitesh: Studentët fituan 139 mandate, lista e tij mbeti në 104
Automjetet e Xhandarmërisë për shpërndarjen e protestave para Presidencës së Serbisë
Duriq: Radoiçiq dhe Veselinoviq janë dy kriminelët më të mëdhenj në Serbi
Sputnik përhap dezninformata për Bondstillin, thotë se Serbia, Rusia dhe Kina duhet të japin pëlqimin