
Uashington: Shtëpia e Bardhë thotë se Presidenti Joe Biden i tha presidentit rus Vladimir Putin të martën se Shtetet e Bashkuara janë të përgatitura të ndërmarrin masa të forta ekonomike nëse Rusia pushton Ukrainën — duke sinjalizuar se këto masa të reja do të kishin një goditje më të madhe se sanksionet e vendosura në vitin 2014, që nuk arritën ta ndalonin Rusinë nga pushtimi i Krimesë.
“Unë do t’ju shikoj në sy dhe do t’ju them, pasi Presidenti Biden e shikoi Putinin në sy dhe i tha sot, se gjërat që nuk i bëmë në vitin 2014, jemi të përgatitur t’i bëjmë tani,” u tha gazetarëve të martën pasdite këshilltari për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan, pas bisedës telefonike të Bidenit me Putinin.
Gjatë disa muajve të fundit, Rusia ka ngritur linja furnizimi, duke përfshirë njësitë mjekësore dhe karburantin, të cilat mund të mbështesin një konflikt të zgjatur nëse Moska zgjedh të pushtojë Ukrainën, i thanë CNN dy burime të njohur me vlerësimet e fundit të inteligjencës. Dhe gjetjet e fundit të inteligjencës amerikane vlerësojnë se Rusia mund të fillojë një ofensivë ushtarake në Ukrainë brenda disa muajsh, pasi grumbullon deri në 175,000 trupa përgjatë kufirit. Sullivan tha se administrata ende beson se Putini nuk ka marrë një vendim nëse do të nisë një ofensivë ushtarake kundër Ukrainës.
Sullivan nuk hyri në specifika, por shtoi se SHBA po koordinon me aleatët evropianë “në një nivel të thellë specifikiteti”.
Ai tha se Biden “ishte i drejtpërdrejtë me Presidentin Putin, siç është gjithmonë”, duke shtuar më vonë se “kishte shumë dhënie dhe marrje. Shtoi se nuk kishte mgritje gishtash, por Presidenti ishte shume i qartë se ku qëndronin Shtetet e Bashkuara. për të gjitha këto çështje”.
Së bashku me pasojat ekonomike të përmendura në thirrje, Sullivan tha se Biden tha se SHBA-ja është e përgatitur për të forcuar aftësitë e mbrojtjes në rajon.
“Ai përsëriti mbështetjen e Amerikës për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës. Ai i tha presidentit Putin drejtpërdrejt se nëse Rusia pushton më tej Ukrainën, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët tanë evropianë do të përgjigjen me masa të forta ekonomike,” tha Sullivan. “Ne do t’u siguronim ukrainasve pajisje shtesë mbrojtëse mbi dhe përtej asaj që ne po ofrojmë tashmë, dhe do të forconim aleatët tanë të NATO-s në krahun lindor me aftësi shtesë në përgjigje të një përshkallëzimi të tillë.”
Opsioni tjetër, tha Sullivan, është de-eskalimi dhe diplomacia.
“Shtetet e Bashkuara dhe aleatët tanë evropianë do të angazhohen në një diskutim më të gjerë që mbulon çështjet strategjike, duke përfshirë shqetësimet tona strategjike me Rusinë dhe shqetësimet strategjike të Rusisë. Ne ia dolëm ta bënim këtë në kulmin e Luftës së Ftohtë dhe zhvilluam mekanizma për të ndihmuar në uljen e destabilitetit, dhe të rrisim transparencën”, tha ai.
Një telefonatë në dhomën e situatës
Biden dhe Putin folën për rreth dy orë në një video-telefonatë, të dy presidentët i ngarkuan ekipet e tyre përkatëse të ndiqnin diskutimet e tyre, duke shtuar se “SHBA do ta bëjë këtë në koordinim të ngushtë me aleatët dhe partnerët”.