Bashkimi Evropian (BE) njoftoi se në ditët në vijim do të shpallen sanksione të reja ndaj Bjellorusisë.
Deklarata pason paralajmërimin e Polonisë se është rritur numri i migrantëve të cilët nga Bjellorusia po lëvizin në drejtim të kufirit të saj.
Ministrat e Jashtëm të 27 vendeve anëtare të BE-së e freskuan pakon e sanksioneve ndaj Bjellorusisë gjatë një takimi të tyre në Bruksel.
Sanksionet përfshijnë linjat ajrore, agjentët e udhëtimit dhe individët që dyshohet se janë përfshirë në krizën me migrantë në kufijtë e Bjellorusisë me Poloninë, Letoninë dhe Lituaninë.
Këto vende formojnë krahun lindor të Bashkimit Evropian dhe NATO-s.
Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell u tha gazetarëve pas takimit se ministrat arritën marrëveshje mbi atë që do të jetë rundi i pestë i sanksioneve, i cili do të finalizohet në ditët në vijim dhe i cili shënjestron në mënyrë specifike “një numër mjaft të rëndësishëm” individësh dhe subjektesh.
Masat pritet të përfshijnë ngrirje të pasurive dhe ndalime të udhëtimit.
“Vendimi i sotëm pasqyron vendosmërinë e Bashkimit Evropian për t’i bërë ballë përdorimit të migrantëve për qëllime politike”, tha Borrell.

Dronët nënujorë ukrainas godasin bazën detare ruse (Video)
30 vjet pas Daytonit – mësime për sot
Serbia dhe rasti “Panda”: Kur propaganda serbe vret edhe të rinjtë e vet
Kur qyteti bëhet fushë gjuetie: Serbia, paramilitarët dhe turistët që paguanin për të vrarë civilë në Sarajevë
Ukraina kryen sulme masive me dronë gjatë natës në infrastrukturën energjetike ruse
B-52 mbi Japoni, SHBA-ja i përgjigjet manovrave nga Kina e Rusia