Gjatë një vizite në Kiev ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, në sfondin e refuzimit të Gjermanisë për furnizime me armë në Ukrainë, u përpoq të shmangë dyshimet lidhur me solidaritetin e Gjermanisë. „Ne do të bëjmë gjithçka, që të mos arrihet në një përshkallëzim të mëtejshëm”, premtoi politikania ekologjiste.
Gjermania „pa asnjë mëdyshje është për integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës. Ndërkohë është në rrezik jo më pak se paqja në Europë. Në këtë situatë të rrezikshme forca jonë më e madhe është uniteti ynë”, theksoi Baerbock. Solidariteti i Gjermanisë i kushtohet Ukrainës si shtet dhe në radhë të parë njerëzve në Ukrainë. “Ju mund të llogarisni me ne”, siguroi Baerbock.
Janë përgatitur „skenarë të ndryshëm”
Në rast të një përshkallëzimi të konfliktit të Ukrainës, Gjermania me partnerët e saj ka përgatitur „skenarë të ndryshëm”. Gjermania investon p.sh. në projekte konkrete në Ukrainë, “në mënyrë që gjendja ekonomike të mos përkeqësohet”. Gjithashtu Gjermania jep ndihmë në fushën e sigurisë kibernetike, për të parandaluar një „destabilizim nga brenda”.
Më tej ministrja Baerbock nënvizoi, se „sot jemi në vitin 2022 dhe një sulm nuk mund të jetë i organizuar vetëm ushtarakisht, por dyshimi është që edhe një sulm kibernetik, ndërprerja e rrjeteve të furnizimit, ndërprerja e eksporteve energjetike, mund të dëmtojnë shumë më keq se sa tanket në kufi”.

Clickbait në titullin e RT Balkan: Shkrimi i grafiteve paraqitet si “maltretim”, ndonëse nuk ka hetim për autorin
Mojsilloviq dezinformon për marrëveshjen mes Kosovës, Kroacisë dhe Shqipërisë
Raporti i CEPA-s: Rusia po zhvillon “luftë në hije” në Evropë, rritet rreziku i përshkallëzimit
Portal Novosti shpërndan propagandë: Marrëveshja mediatike shpallet “pakt kundër serbëve”
Mediumi serb manipulon për ushtarët amerikanë të KFOR-it: Nga interesi për ortodoksinë në pranim të fesë
Momçilo Gajiq, udhëheqësi i grupit serb që shkaktoi trazira në Evropë me urdhër të inteligjencës ruse, strehohet në Moskë