Një serbe është arrestuar të premten në Mitrovicë, pasi e njëjta dyshohet për “spiunazh”.
Merret vesh se gruaja e arrestuar është me inicialet J.Dj (J.Gj.) dhe se dyshohet se i ka shërbyer Beogradit, gjegjësisht BIA-s serbe. Lidhur me këtë ka raportuar KosovaPress, transmeton The Geopost.
Detaje për këtë rast ka dhënë edhe drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha. Ai ka deklaruar se e arrestuara dyshohet për një aktivitet kriminal.
“Pak më parë kemi marr një informacion se një person i gjinisë femërore është arrestuar në pikën kufitare, për shkak që ka qenë e dyshimtë, për një aktivitet kriminal, edhe e njëjta do të përcillet për procedurë të mëtutjeshme nga Prokuroria Speciale”, ka thënë ai.

Serbia dhe Uzbekistani paralajmërojnë bashkëpunim për raketa, analisti ngre pikëpyetje për interesat ruse
Von der Leyen pas varrimit të Mlladiqit: Vendet që lavdërojnë kriminelët e luftës nuk kanë vend në BE
Sikorsky: Pasuria e ngrirë ruse nuk do t’i kthehet Moskës
Parti e re proruse në Serbi, kërkon braktisjen e BE-së dhe forcimin e ndikimit të Moskës
Uashingtoni ashpërson mesazhet ndaj Serbisë, Kongresi e paralajmëron për Rusinë, Kinën dhe glorifikimin e Mlladiqit
Brukseli ashpërson tonin ndaj Beogradit: Parlamenti Evropian kërkon ndryshim të qasjes ndaj Vuçiqit