Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • ENG
  • ALB
  • SRB
  • UKR
  • RRETH NESH
  • Lajme

Ambasadori ukrainas në Beograd: Serbia po vazhdon të bashkëpunojë me Moskën

The Geopost January 24, 2024 2 min read
Share the news
Ambasadori i Ukrainës në Serbi, Volodymyr Tolkach, e ka vënë në dukje se Beogradi po vazhdon të punojë me Moskën edhe pse kjo është në kundërshtim me qëndrimin e tij si vend që synon anëtarësimin në Bashkimin Evropian. 
“Serbia nuk e ka përcaktuar qartë pozicionin e saj në raport me Rusinë, ajo vazhdon të bashkëpunojë me Moskën. Ai pozicion duhet të përcaktohet më mirë sepse Serbia është kandidate për anëtarësim në BE”, tha ai.
Tolkach tregoi se apartamenti i tij në Kiev është shkatërruar për shkak se ishte bërë cak i një sulmi të Rusisë që targetoi vendbanim të civilëve.
Ai për mediat serbe deklaroi se në ndërtesën e banimit që u sulmua jetonin vetëm civilë dhe se nuk kishte të bënte me ushtrinë, shkruan The Geopost.
Ambasadori ukrainas deklaroi se Kievi mbështetet në ndihmën e vendeve aleate dhe nuk është në gjendje të mbrohet.
“Shpresoj që formula e paqes në Ukrainë nuk do të mbetet vetëm ukrainase, por do të bëhet pjesë e një marrëveshjeje më të gjerë”, tha ai.
Tolchak shpjegon se Rusia nuk është ndër vendet e përmendura në formulën e paqes, sepse ajo shkel të gjitha parimet e së drejtës ndërkombëtare dhe se do të jetë e mundur të negociohet me Moskën vetëm kur ajo të drejtohet nga dikush tjetër.
Serbia është i vetmi vend bashkë me Bjellorusinë që ka refuzuar që t’i vendosë sanksione Rusisë për nisjen e luftës në shkallë të plotë ndaj Ukrainës, duke mos dashur që të prishë raportin me shtetin mik të saj. Në të njëjtën kohë, Serbia dëshiron që të shfrytëzojë ndihmat financiare të BE-së edhe pse është kritikuar për mospërshtatje të politikës së jashtme me vendet perëndimore.
“Serbia respekton miqësitë tradicionale”, kishte thënë Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq duke u munduar të arsyetohet.
Gjithashtu, më pas është bërë e ditur që kompanitë serbe janë duke eksportuar mallra të dypërdorshme në Rusi, të cilat janë cak i sanksioneve të Perëndimit për shkak se përdoren në armatimin rus në Ukrainë –përkundër zotimit të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, se vendi i tij nuk do të shërbejë si përçues i anashkalimit të sanksioneve të Shteteve të Bashkuara (SHBA) dhe Bashkimit Evropian (BE).
Mallrat e dypërdorshme mund të përdoren si për qëllime ushtarake, ashtu edhe për qëllime civile./The Geopost/

Continue Reading

Previous: Britania u dërgon ekspertëve të OKB-së foto të furnizimeve të Koresë së Veriut në Rusi
Next: Borrell thotë se BE-ja duhet të bëjë “më shumë dhe më shpejt” për të mbështetur Ukrainën

Sulmi preciz i MiG-29 ukrainas godet objektet ruse 3 min read
  • Lajme

Sulmi preciz i MiG-29 ukrainas godet objektet ruse

The Geopost June 14, 2025
Çfarë duhet ditur rreth programit bërthamor të Iranit 3 min read
  • Lajme

Çfarë duhet ditur rreth programit bërthamor të Iranit

The Geopost June 14, 2025
MPJD kosovarëve në Izrael: Shmangni lëvizjet, qëndroni në vende të sigurta 1 min read
  • Lajme

MPJD kosovarëve në Izrael: Shmangni lëvizjet, qëndroni në vende të sigurta

The Geopost June 13, 2025
Izraeli sulmon centralet bërthamore të Iranit, ndërsa rajoni përgatitet për pasojat 2 min read
  • Lajme

Izraeli sulmon centralet bërthamore të Iranit, ndërsa rajoni përgatitet për pasojat

The Geopost June 13, 2025
Zelensky thotë se sanksionet shtesë mund ta “detyrojnë Putinin të kërkojë paqe”, ndërsa Rusia sulmon përsëri Kharkivin 5 min read
  • Lajme

Zelensky thotë se sanksionet shtesë mund ta “detyrojnë Putinin të kërkojë paqe”, ndërsa Rusia sulmon përsëri Kharkivin

The Geopost June 13, 2025
Përballje midis superfuqive në Beograd: Rasti i arrestimit të “Agjentit Jack” kinez dhe  dhe bashkëpunëtorit britanik 21 min read
  • Lajme

Përballje midis superfuqive në Beograd: Rasti i arrestimit të “Agjentit Jack” kinez dhe  dhe bashkëpunëtorit britanik

The Geopost June 13, 2025
Tweets by theGeopost

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.