Në “Paradën e Krenarisë” të mbajtur sot në Prishtinë janë parë pjesëmarrës të shumtë nga sfera të ndryshme.
Në mesin e të pranishmëve ka qenë edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, i cili ka dalë në mbështetje të komunitetit LGBTI.
“Krenar që u bashkohem stafit të Ambasadës, kolegëve të trupit diplomatik dhe më e rëndësishmja qytetarëve të Kosovës në “PrideWalk” sot në Prishtinë. Ne njohim dhe festojmë fuqinë e diversitetit të Kosovës dhe kontributin e personave LGBTQI+ këtu në Kosovë dhe në mbarë botën”, ka thënë ai.
Java e Krenarisë është ngjarje në të cilën përmes festës bëhet thirrje për pranimin e personave homoseksualë, biseksualë, transgjinorë dhe të tjerë në shoqëri.