Nëse Ukraina pranon neutralitetin në negociata, a është e mundur që ato të anëtarësohen fshehurazi në NATO më vonë?
Analisti për mbrojtjen dhe sigurinë, Micheal Clarke, ka thënë se Ukraina nuk mund të anëtarësohet fshehurazi në NATO, nëse e pranon neutralitetin në negociata për ta ndalur luftën e nisur paprovokim nga Rusia.
Ai u përgjigj prerazi kur është pyetur në SkyNews për këtë. “Nuk mund të hysh në NATO fshehurazi”, ka thënë Clarke.
“Nëse shkon në selinë e NATO-s aty janë 30 flamuj, janë 30 delegacione, janë 30 zyra, janë 30 anëtarë të Këshillit të Atlantikut të Veriut që mblidhen. Negociatat sekrete morën një emër shumë të keq në shekullin e 19-të, sepse kishte aleanca sekrete dhe, ajo që ata kuptuan në Luftën e Parë Botërore është se të bësh marrëveshje të fshehta është një budallallëk”, ka thënë ai.
Clarke ka thënë se anëtarësimi nuk mbahet sekret sepse shteti që hyn në aleancë do që bota ta marrë vesh këtë dhe që të mos ketë keqkuptime apo trazira.
“Pra, jo, ju nuk mund të anëtarësoheni në NATO fshehurazi dhe as nuk do të keni mundësi, sepse NATO është një grup demokratik liberal”./The Geopost

Njëzet e shtatë vjet nga Marrëveshja e Kumanovës: Fundi i spastrimit etnik të Millosheviqit kundër shqiptarëve
MPJ ruse dezinformon se Britania po e shtyn Evropën në luftë me Rusinë
Nga kritikat ndaj SHBA-së te elozhet për Trumpin: Transformimi i Vuçiqit në një servil të rafinuar
Tre vjet nga sulmi ndaj ushtarëve të NATO-s: Roli i drejtpërdrejtë i Vuçiqit përmes Radoiçiqit në destabilizimin e veriut
Vuçiq në Pekin: Ankohet për BE-në, por e lidh Serbinë gjithnjë e më fort me Kinën
Ambasadori Hamilton: Rusia po përdor dezinformimin për destabilizim në Ballkan