
Të enjten, më 21 prill, Instuti Harriman në Universitetin “Colombia”, organizoi një konferncë e cila u mbajt përmes platformës “Zoom”, ku temë disutimi ishte “Paralelet e belikozitetit (keqdashësisë) rus në Ballkan në shembullin e Ukrainës”.
Pjesëmarrës në këtë konferencë ishin ekspertë të çështjes së Ballkanit Perëndimor, të cilët diskutuan ndikimin rus në Ballkan dhe rreziqet e tij.
The Geopost ndoqi nga afër këtë konferencë dhe shtroi një pyetje për shembullin e Serbisë.
Të pyetur se çfarë mendonin për afeërsinë e Vuçiqit me Putinin, më shumë sesa me Perëndimin, ekspertët e çështjes thanë se kjo mund të jetë shumë e rrezikshme dhe vunë në pah frikën që Vuçiq ka nga një demokraci e plotë.
Ivana Stradner, nga Instituti Amerikan i Ndërmarrjeve (AEI) tha se ideologjia e vetme e Vuçiqit është pushteti dhe se ai i frikësohet një demokracie të pastër në Serbi.
“Unë me siguri besoj se bindjet e Vuçiqit janë më të lidhura me Moskën sesa me Uashingtonin. Megjithatë, ideologjia e Vuçiqit, e vetmja ideologji në të cilën ai beson, është të qëndrojë në pushtet. Kjo është ideologjia numër një në të cilën ai beson. Dhe kjo është mbi gjithçka. Ai e vlerëson veten si një udhëheqës shumë pragmatik. Nëse ju, për shembull, dëgjoni retorikën e tij në ditët e sotme, ai është “i gatshëm ta hedhë Rusinë nën autobus”, por kjo do të jetë vetëm për një afat të shkurtër, natyrisht. Në këtë mënyrë, ai blen kohë dhe vëzhgon gjeopolitikën. Por, në të njëjtën kohë, ai në fakt është më shumë tani, duke u zhvendosur drejt Kinës, sepse i duhet një tjetër kartë për të luajtur, për ta përdorur kundër Perëndimit. Dhe jam plotësisht dakord me deklarimin e gjykatës në drejtim të promovimit të demokracisë. Nuk ka gjë që e frikëson Vuçiqin më shumë sesa demokracia e pastër në Serbi. Pra, mendoj se nëse flasim për disa vlera, përfshirë BE-në, kjo është diçka që duhet ta ndjekim patjetër. Përndryshe, ai do të vazhdojë të përdorë librin e tij të njohur për të shantazhuar në thelb Perëndimin, duke thënë “Nëse do ta bëni këtë, atëherë unë do të shkoj drejt Rusisë ose Kinës”. Pra, pavarësisht nëse unë besoj se ai është më i lidhur me Perëndimin apo Lindjen, në këtë pikë është me të vërtetë e parëndësishme, sepse e vetmja gjë me të cilën ai është në linjë, është që të qëndrojë në pushtet sa më gjatë të jetë e mundur.”, tha Stradner.
Ndërkaq, Richard Kraemer, nga Qendra Evropiane e Vlerave për Politikat e Sigurisë, tha se Vuçiq është një kafshë politike dhe se Rusia ka mundësi që të bëjë shumë në Serbi, për të ecur përpara.
“Serbia, sipas vlerësimit tim është shumë unike. Rusët kanë bërë një punë kaq të jashtëzakonshme në operacionin e tyre të ndikimit, në masën që një qeveri e caktuar, në këtë moment Aleksandar Vuçiç dhe SNS nuk zgjodhën të ndjekin linjën e Moskës. Ata kanë një sërë mjetesh me të cilat mund t’i shtyjnë me shpejtësi nëse dëshirojnë. Dhe kur fola për kontestimin që besoj se do të jetë hapësira ballkanike, nëse do të hyjmë në një skenar të luftës së ftohtë në vitet e ardhshme, janë pikërisht këto lloj karakteristikash. Jam shumë dakord me Ivanën, sepse edhe unë Aleksandar Vuçiqin para së gjithash e shoh si një kafshë politike dhe ai është i interesuar të mbajë veten në pushtet. Është shumë e rrezikshme në një vend jodemokratik, sepse ata individë, kur mendojnë se mbijetesa e tyre është tek shteti, do të sulmojnë dhe do të përfshihen në aktivitete dhe sjellje që mund të prishin vërtet shumë interesa të tjera thelbësore Atlantike. Dhe për këtë arsye, do të doja të jem më optimist se si ai mund ose nuk mund të riorientohet në vitet e ardhshme. Është më shumë se një burrë i ulur në një karrige të madhe. Ka shumë gjëra në Serbi që Rusia mund t’i luajë për ecjen e saj përpara.”, ka thënë Kraemer.
Loja e dyfishtë e Serbisë, në mes të Moskës e Perëndimit, po shihet me kriticizëm nga analistët politik.
Bashkimi Evropian, përmes një rezulute, i ka kërkuar Serbisë që të vendosë sanksione ndaj Rusisë, pas agresionit të paprovokuar rus në Ukrainë. /The Geopost/