Sapo e kemi lënë pas vitin 2021, i cili do të mbahet mend për shumë ngjarje, por edhe për aktivitetet e autoriteteve ruse, të cilat lanë gjurmë në vitin e kaluar. Viti 2021 në Rusi u mbyll me një sërë ngjarjesh që kanë shqetësuar shumë vëzhgues, gjersa shihnin qëllimet desgtabilizuese të Presidentit Vladimir Putin dhe qeverisë së tij.
Gjatë vitit 2021, Rusia ishte shumë aktive për sa i përket synimeve të sajdestabilizuese, pa zgjedhur mjete dhe metodat. Promovimi i vaksinave të tyre, shantazhi ndaj qytetarëve që të vaksinohen ekskluzivisht me vaksinën ruse, nuk ishte aspak etik. Pasi shantazhoi qytetarët e saj me vaksinën, Rusia nuk u ndal me kaq, ajo iu drejtua fqinjëve të saj, duke i shantazhuar me gaz në rast se nuk respektonin pozicionet e tyre. Kërcënime ka pasur edhe për çështjen e Ukrainës në rast se ajo do të anëtarësohej në aleancën e NATO-s, gjë që shkaktoi reagime nga Perëndimi.
Ngjarjet që shënuan vitin 2021:
Ushtria ruse në kufirin me Ukrainën
Rusia, e udhëhequr nga presidenti Vladimir Putin, ka vendosur vazhdimisht disa mijëra trupa, automjete të blinduara përgjatë kufirit me Ukrainën, ku rebelët e mbështetur nga Kremlini kanë luftuar kundër qeverisë së Kievit. Gjatë vitit, tensionet midis Rusisë nga njëra anë dhe Ukrainës dhe Perëndimit nga ana tjetër u përshkallëzuan, duke shkaktuar frikë për një konflikt të ri të armatosur.
Kremlini i ka mohuar vazhdimisht akuzat se po planifikon një pushtim të Ukrainës dhe rithekson se vendosja e trupave në kufirin me Ukrainën është thjesht e natyres mbrojtëse. Për më tepër, Rusia arsyetohet se ka frikë nga synimet e Ukrainës dhe kërkon garanci se Kievi nuk do të përdorë forcën për të rimarrë territorin e kontrolluar nga separatistët pro-rusë.
Rusia dëbon diplomatët amerikanë
Në fund të muajit prill, Rusia i shpalli të padëshirueshëm dhjetë punonjës të ambasadës amerikane në Moskë, në përgjigje të dëbimit të dhjetë diplomatëve rusë nga Uashingtoni.
Ministria e Punëve të Jashtme të Rusisë njoftoi më 21 prill se zëvendëskryetarit të misionit diplomatik amerikan në Ambasadën e SHBA-së në Rusi, Bart Gorman, i është dorëzuar një notë që njofton se punonjësit e ambasadës duhet të largohen nga Moska deri më 21 maj.
Rusia u interesua edhe për Jarinje
Prania e zyrtarëve rusë, të shoqëruar nga ata serbë, në objektet e Ushtrisë Serbe pikërisht në kufirin mes Serbisë dhe Kosovës ishte një mesazh konfuz nga Beogradi, i cili është dënuar nga vendet perëndimore. Rusia dërgoi përfaqësuesin e saj gjatë tensioneve të mëdha mes Serbisë dhe Kosovës për t’u “bindur për situatën aktuale”.
Ambasadori rus e shfrytëzoi vizitën edhe për të komentuar qëndrimin e vendeve perëndimore, të cilat i quajti “të çuditshme” dhe “të dëmshme”.
Takimi Putin dhe Vuçiq
Takimi mes Putinit dhe Vuçiqit në Soçi ishte ndër lajmet më të rëndësishme për publikun serb në atë periudhë, Vuçiq mezi priste të takohej me Putinin dhe të mblidhte disa pikë të tjera për zgjedhjet e ardhshme. Lavdërimet për gazin rus, çmimi i të cilit, sipas presidentit serb, është më i ulëti në Evropë, rezultuan të jenë vetëm një e pavërtetë e thënë nga presidenti serb.
Takimi kishte shumë kuptim për presidentin serb, ai përgatitej për një kohë të gjatë, ishte edhe nervoz para takimit, ndaj e prezantoi vetëm pak ditë para se të nisej për në Rusi. Nga ana tjetër, publiku rus ishte shumë pak i njohur me takimin e famshëm Vuçiq-Putin.
Mediat ruse nuk kanë ndenjur duarkryq
Instituti Kosovar për Hulumtim dhe Zhvillim të Politikave (KIPRED) prezantoi një raport ku në më pak se dy muaj mediat ruse publikuan mbi 100 lajme të rreme. Kosovo Observer: Lufta diplomatike e Rusisë dhe dezinformimi në media – është një raport tremujor që analizon deklaratat publike dhe publikimet e institucioneve të politikës së jashtme ruse, si dhe lajmet për Kosovën, të cilat përmbajnë dezinformata.
Së fundmi, analizat e diskurseve të gazetave që përmbajnë dezinformata malinje dhe dezinformata të mediave të zgjedhura, të shpërndara nga Moska, tregojnë se ato përgjithësisht ndjekin narrativat e establishmentit të politikës së jashtme ruse, ndërsa Sputnik Serbia, Russia Today dhe TASS janë në ballë të këtyre keqdashësve të inteligjencës kundër Kosovës.
Rusia po dërgon mesazhe destabilizuese në një kohë tensionesh mes Kosovës dhe Serbisë
Pasi Kosova vendosi reciprocitet për targat me Serbinë, vendimi hasi në zemërimin e serbëve në veri, të cilët bllokuan kalimet kufitare në Jarinje dhe Brnjak për disa ditë. Rusia e priti me entuziazëm lajmin, për t’i dërguar fjalët e saj mbështetëse ndaj Serbisë dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq. Autoritetet ruse e përdorën këtë ngjarje të pakëndshme për t’u paraqitur si miqtë më të mëdhenj të Serbisë, duke e kthyer Serbinë drejt vetes dhe politikës së tyre.
Në vend të një mesazhi paqeje, Rusia dërgoi mesazhe që mund të kishin ndikuar më tej në përshkallëzimin e situatës.
“Nëse Serbia rrezikohet ushtarakisht në Kosovë dhe vendos të ndërhyjë, mund të llogarisë në mbështetjen e Rusisë”, tha Vladimir Putin në një mesazh drejtuar presidentit serb përmes ministrit të jashtëm Sergei Lavrov.
BiH 2021: Rusia vendos modelin e saj të veprimit në BiH
Rusia në Bosnje dhe Hercegovinë po përdor Milorad Dodikun për të vendosur themelet për veprimet e ardhshme atje dhe po e bën këtë me nxitim, duke e ditur se mungesa e përkrahjes së BE-së dhe SHBA-ve për Dodikun, për shkak të politikave të tij përqarëse, mund të zbeh ndikimin e tij. “Qendra Humanitare Ruse” nga Nishi (Serbi) u zhvendos në Republika Srpska (BiH), për shkak se Rusia mori përfaqësimin e saj ushtarak në Ministrinë e Mbrojtjes së Serbisë dhe projektet e filluara të ndërtimit të infrastrukturës në Republika Srpska për Rusinë po intensifikohen. Ka disa projekte infrastrukturore që mund të shërbejnë si bazë për formimin e një baze ushtarake ruse në Republika Srpska në të ardhmen. Në një numër lokacionesh në Republika Srpska, Kisha Ortodokse Ruse (RPC) po krijon infrastrukturën e saj, e cila në shumë segmente i ngjan luftës dhe punimet drejtohen drejtpërdrejt nga ambasadori rus në BiH, Igor Kalabukhov.
Rusia e ka përdorur Dodikun për një kohë të gjatë për të krijuar një strukturë inteligjente të pavarur nga Serbia. Prania e inteligjencës ruse në Republika Srpska është regjistruar dhe monitoruar dhe detyra e tyre është të përgatisin terrenin për ndarjen e Republikës Srpska nga Bosnja dhe Hercegovina.