
Një ditë e re sjell një gënjeshtër të re rreth Ukrainës dhe tensioneve aktuale në kufijtë ruso-ukrainas.
Nga aneksimi i paligjshëm i gadishullit të Krimesë në vitin 2014 dhe agresioni i saj i vazhdueshëm ushtarak kundër Ukrainës, Rusia ka zhvilluar një fushatë të koordinuar dezinformimi të kontrolluar nga shteti që synon popullsinë ruse, vendet fqinje të Rusisë, Bashkimin Evropian dhe më gjerë, dukesynuar të ndikojë në opinionin publik.
Të mbështetur nga mediat e kontrolluara nga shteti dhe një "ekosistem" më i gjerë i mediave pro- Kremlinit, autoritetet ruse nuk kanë kursyer asnjë përpjekje për të denigruar Ukrainën, për ta portretizuar atë si kërcënim për sigurinë globale dhe për të sulmuar komunitetin ndërkombëtar për mbështetjen e sovranitetit territorial të Ukrainës dhe pavarësinë brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht.
Fushata ruse ka synuar gjithashtu drejtpërdrejt rolin e Bashkimit Evropian dhe akterëve të tjerë, në veçanti të NATO-s, duke i keq-portretizuar ata si kërcënime të supozuara agresive kundër “shqetësimeve legjitime të sigurisë” ruse.
Në një përmbledhje të saj BE vs DiSiNFO prezanton disa nga mitet më të përhapura dhe të rrezikshme – gënjeshtra të paskrupullta – që lidhen me konfliktin Rusi-Ukrainë.
Miti 1: “Tensionet aktuale janë rezultat i sjelljes së vazhdueshme agresive të Ukrainës dhe aleatëve të saj perëndimor. Rusia nuk po bën gjë tjetër veçse po i mbron interesat e saj legjitime dhe nuk është përgjegjëse për këtë konflikt”. GËNJESHTËR. Fakti është se Rusia vazhdon të shkelë ligjin ndërkombëtar, si dhe marrëveshjet e tjera për të cilat është nënshkruese. Duke aneksuar ilegalisht gadishullin e Krimesë dhe duke kryer akte agresioni të armatosur kundër Ukrainës, Rusia, një nga anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ka shkelur të paktën 12 traktate ndërkombëtare dhe dypalëshe. Këto përfshijnë Kartën e OKB-së, Aktin Final të Helsinkut dhe Kartën e Parisit, të cilat garantojnë barazinë sovrane dhe integritetin territorial të shteteve, paprekshmërinë e kufijve, përmbajtjen nga kërcënimi ose përdorimi i forcës dhe lirinë e shteteve për të zgjedhur ose ndryshuar aranzhimet e tyre të sigurisë.
Miti 2: “Situata në Ukrainë e shkaktoi këtë konflikt. Ka prova se Ukraina po kryen mizori kundër popullsisë së saj rusfolëse në lindje të vendit. Rusia duhet të ndërhyjë, jo vetëm sepse Ukraina dhe Rusia janë “një komb”. Ukraina thjesht i përket “sferës së privilegjuar të ndikimit” të Rusisë. GËNJESHTËR.
Akuzat se Ukraina po e sulmon territorin e saj dhe po i persekuton qytetarët e saj janë absurde. Për të nxitur mbështetjen e brendshme për agresionin ushtarak të Rusisë, mediat ruse të kontrolluara nga shteti kanë kërkuar pa u lodhur të fajësojnë Ukrainën, duke e akuzuar atë për gjenocid të supozuar në Ukrainën lindore, duke tërhequr paralele të pabaza me nazizmin dhe Luftën e Dytë Botërore dhe duke krijuar histori që synojnë të godasin një akord negativ emocional. Ka shumë raste të historive të tilla të sajuara, të ilustruara më së miri nga shembulli i famshëm i një raporti televiziv rus që akuzonte forcat ukrainase për kryqëzimin e një djali të ri në Ukrainën lindore në fillim të konfliktit. Kontrolluesit e fakteve ishin të shpejtë për të vërtetuar se historia ishte tërësisht e sajuar. Histori të ngjashme vazhdojnë të prodhohen vazhdimisht.
Miti 3:”Në çdo rast, Ukraina duhet t’i drejtohet Rusisë sepse BE-ja dhe Perëndimi nuk janë të interesuar për vendin dhe e kanë braktisur atë". GËNJESHTËR.
BE-ja ka një partneritet strategjik me Ukrainën. Në fakt, Ukraina është rritur në një nga partnerët më të afërt të BE-së, një partneritet i konsoliduar vitet e fundit nga Marrëveshja e Asociimit BE-Ukrainë dhe Zona e Tregtisë së Lirë. Sot, BE-ja është partneri më i madh tregtar i Ukrainës, me më shumë se 40% të tregtisë së saj. BE-ja mbështet një gamë të gjerë programesh në Ukrainë në kuadrin e Partneritetit Lindor të BE-së dhe mbështet Ukrainën në zbatimin e agjendës së saj të reformave. Që nga viti 2014, BE-ja i ka dhënë Ukrainës 17 miliardë euro kredi dhe grante. Që nga viti 2014, BE-ja ka mbështetur fuqimisht sovranitetin, integritetin territorial dhe pavarësinë e Ukrainës brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht dhe ka vendosur masa kufizuese kundër Rusisë për destabilizimin e qëllimshëm të Ukrainës duke përfshirë gadishullin e Krimesë.
Miti 4: “Kriza aktuale është faji i NATO-s dhe Perëndimit. Nëse do të kishin respektuar premtimin e tyre për të mos zgjeruar aleancën, Rusia nuk do të ndihej e kërcënuar”. GËNJESHTËR.
Një premtim i tillë asnjëherë nuk është bërë dhe as nuk është kërkuar nga NATO. Mediat ruse të kontrolluara nga shteti kanë pohuar shpesh se ish-liderit sovjetik Mikhail Gorbachev iu premtua “gojarisht” se NATO-ja nuk do të zgjerohej përtej Gjermanisë së ribashkuar. Në fakt, vetë Gorbaçovi e mohoi këtë pretendim në një intervistë të vitit 2014, duke thënë se “tema e ‘zgjerimit të NATO-s’ nuk u diskutua fare dhe nuk u ngrit në ato vite. Këtë e them me përgjegjësi të plotë. Asnjë vend i Evropës Lindore nuk e ngriti këtë çështje, madje as pasi Traktati i Varshavës pushoi së ekzistuari në 1991.”
Miti 5: “Për shkak të zgjerimit agresiv të NATO-s, Rusia tani është “e rrethuar nga armiqtë” dhe duhet
të mbrohet”. GËNJESHTËR.
Asnjë vend apo aleancë nuk po planifikon të pushtojë Rusinë. Askush nuk po e kërcënon Rusinë. Në fakt, BE-ja dhe Ukraina janë mbështetës të vendosur të rendit të vendosur evropian të sigurisë. Mos harroni se Rusia është vendi më i madh në botë për nga gjeografia me një popullsi prej më shumë se 140 milionë banorë dhe ka një nga forcat më të mëdha të armatosura në botë me numrin më të madh të armëve bërthamore. Është absurde të portretizosh Rusinë si një vend nën kërcënim akut.
Për sa i përket gjeografisë, më pak se një e gjashtëmbëdhjetë e kufirit tokësor të Rusisë është me anëtarët e NATO-s. Nga 14 vendet kufizuese me Rusinë, vetëm pesë janë anëtarë të NATO-s.
Miti 6: “Në çdo rast, Rusia nuk është përgjegjëse për tensionet aktuale në Ukrainë. Ukraina ka shkelur qëllimisht marrëveshjet e Minskut dhe Perëndimi po armatos më tej Ukrainën. Rusia duhet të reagojë me shpejtësi duke mbrojtur kufijtë e saj. Provokimi vjen nga Perëndimi”. GËNJESHTËR.
Në fakt, është Rusia ajo që grumbulloi 140,000 trupa dhe pajisje në kufijtë e Ukrainës, përfshirë gadishullin e Krimesë të aneksuar ilegalisht. Rusia është palë në marrëveshjet e Minskut dhe këto janë dokumentet më të fundit formale në të cilat Rusia ka afirmuar sovranitetin dhe integritetin
territorial të Ukrainës. Megjithatë, Rusia nuk e ka zbatuar marrëveshjen e Minskut.
Miti 7: “BE në çdo rast është e dobët dhe e parëndësishme. Pse të shqetësoheni të flisni me BE-në?” GËNJESHTËR.
Establishmenti politik rus ka punuar shumë për të bindur botën se BE-ja është e dobët dhe se nuk ka interes në avancimin e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare. Zyrtarët rusë dhe media shtetërore e portretizojnë në mënyrë rutinore BE-në si të parëndësishme dhe të paaftë për të trajtuar krizat,
qoftë konflikti Rusi-Ukrainë, apo ndonjë çështje tjetër ndërkombëtare. Në janar të vitit 2022, ministri i Jashtëm Sergei Lavrov shkoi aq larg sa akuzoi BE-në për “impotencë”.
Fakti që Evropa ka gëzuar paqen që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore është dëshmi e mjaftueshme për të hedhur poshtë këtë pretendim. BE-ja, në koordinim me OKB-në, NATO-n, OSBE-në, Këshillin e Evropës, anëtarët e G7-ës dhe partnerë të tjerë ndërkombëtarë, ka dhënë kontribute të prekshme për paqen dhe sigurinë në rajonin më të gjerë evropian dhe më gjerë, përfshirë Ukrainën.