Policia malazeze ka kryer një bastisje në shkallë të gjerë në territorin e Podgoricës, gjatë së cilës janë arrestuar disa persona nën dyshimin për rrjedhje të informacioneve në shërbimin informativ rus. Njëri prej tyre raportohet se është zyrtar i administratës shtetërore dhe i gjithë aksioni është kryer në bashkëpunim me shërbimet ndërkombëtare të inteligjencës. Kjo nuk është hera e parë që Mali i Zi është vënë në shënjestër të shërbimeve sekrete ruse dhe ka disa arsye që shpjegojnë lidhjen mes dy vendeve.
Në kuadër të aksionit të pjesëtarëve të Agjencisë për Siguri Kombëtare (ANB), prokurorisë speciale të shtetit (SDT) dhe Departamentit special të Policisë (SPO), janë kryer kërkime në disa lokacione në Podgoricë dhe rrethinë gjatë të cilave janë gjetur objekte me “interes për hetim”. Arrestimi u krye nga anëtarët e Divizionit kundër krimit.
Duke pasur parasysh se kjo është një vepër penale brenda juridiksionit të Agjencisë së sigurisë kombëtare, anëtarët e saj gjithashtu menaxhuan një operacion kompleks në territorin e Podgoricës.
Gjatë bastisjes, disa persona u arrestuan të dyshuar për rrjedhjen e informacionit në shërbimet e inteligjencës ruse. Njëri prej të arrestuarve, sipas ANB-së, ka punuar për shërbimin rus për më shumë se një dekadë dhe është pjesë e një grupi më të gjerë anëtarësh të njohur të ANB-së.
Përveç kësaj, ai dyshohet se është një zyrtar i administratës shtetërore. Veprimi i sotëm është vetëm fillimi i veprimtarive për të zbuluar bashkëpunëtorë të shërbimeve të huaja të inteligjencës.
Zëdhënësi i SDT-së, prokurori special Vukas Radonjiç, tha se me kërkesë të SDT-së, dhe me urdhër të gjykatës së lartë, policia kreu bastisje të apartamenteve dhe ambienteve të tjera të disa qytetarëve, “për shkak të dyshimit se është kryer krijimi i një organizate kriminale dhe spiunazhi.”
Lufta hibride
Ministri teknik i Administratës Publike Maras Dukaj tha se kohët e fundit Mali i Zi ka qenë i ekspozuar ndaj një serie të re sulmesh kibernetike të organizuara në infrastrukturën TI të qeverisë për një kohë të gjatë.
Synimi kryesor është struktura e organeve shtetërore dhe Maras thekson se ekspertët e departamentit që ai drejton kanë marrë masat mbrojtëse në kohën e duhur.
“Edhe pse aktualisht shërbime të caktuara janë përkohësisht të fikura për arsye sigurie, siguria e lloagrive të qytetarëve dhe subjekteve afariste dhe të dhënat e tyre nuk janë të rrezikuara në asnjë mënyrë”, tha Dukaj para qytetarëve.
Këto sulme, theksoi ministri i administratës publike, janë shumë si ato të vitit 2015. dhe 2016. dhe për këtë autoritetet malazeze njoftuan edhe partnerët ndërkombëtarë.
Prokurimi publik në Mal të Zi pësoi më së shumti për shkak të sulmeve të shpeshta kibernetike. Tenderët shtetërorë janë ndalur, duke vështirësuar punën e disa institucioneve. Ministria e Financave, megjithatë, tha se për humbjet financiare nuk mund të diskutohen ende.
Pse Mali i Zi
Më 8 prill, Mali i Zi iu bashkua vendeve që vendosën zyrtarisht sanksione ndaj Rusisë për shkak të pushtimit të Ukrainës. Vetëm një ditë më parë, Ministria e Jashtme malazeze dëboi katër diplomatë nga ambasada ruse në Mal të Zi.
Me këto vendime, Mali i Zi harmonizoi politikën e tij me qëndrimet e Bashkimit Evropian, por edhe provokoi zemërimin e palës ruse.
Bashkëpunimi midis shtetit më të madh dhe më të vogël slloven dikur ishte “historikisht miqësor”, por Mali i zi në Mars 2022. zyrtarisht është bërë “vendi armik i Rusisë”.
Përveç faktit se Mali i Zi dhe Rusia janë të lidhura me besimin Ortodoks, që u përkasin popujve Sllovenë dhe dikur marrëdhënieve të ngushta politike, lidhjet ekonomike kanë qenë gjithmonë më të fortat.
Oligarkët dhe Mali i Zi
Oligarku rus Oleg Deripaska, rezidenca e të cilit në Uashington u bastis kohët e fundit nga FBI, ka vite që bën biznes në Malin e Zi fqinj.
Përveç marrëdhënies së tij të ngushtë të njohur me Vladimir Putin, Deripaska arriti të tërheqë vëmendjen botërore duke marrë pjesë në afera të shumta. Ai së pari u bë i famshëm për martesën e tij me Polina Yumasheva, mbesen e ish-Presidentit rus Boris Yeltsin dhe vajzen e Valentin Yumashev, dhëndrit dhe këshilltarit të ngushtë të Yeltsin.
Mali i Zi tërhoqi vëmendjen e Deripaskës në fillim të viteve 2000. Ai themeloi Kombinatin e aluminit, i cili prodhoi gjysmën e eksporteve të Malit të Zi.
Duke qenë se rrallëherë arriti t’i rezistojë mundësive për t’u përfshirë në veprimtari politike, që nga viti 2005 ai ka mbështetur pavarësinë e Malit të Zi. Si një formë ndihme për autoritetet malazeze, ai ofroi edhe këshilltarët e tij, përfshirë Paul Manafort.
Kështu, Mali i Zi u bë një vend kyç i bashkëpunimit midis Manafort dhe Deripaska.
Megjithatë, dashuria mes Malit të Zi dhe Deripaskës përfundoi kur kompanitë ruse në pronësi të oligarkëve nisën procedurat e arbitrazhit kundër shtetit. Ata po kërkojnë kompensim me vlerë qindra miliona euro për një investim të dështuar në fabrikën e aluminit. Në tri procedura të arbitrazhit, gjykata vendosi në favor të Malit të Zi, dhe Deripaska personalisht ka iniciuar procedurat e fundit para gjykatës së arbitrazhit në Hagë./Nova.rs