Deklarata e sotme e Vladimir Putinit, presidentit rus, në të cilën pretendon se bisedon rregullisht me Presidentin serb Aleksandar Vuçiq, për çështjet kyçe të zhvillimit të mëtutjeshëm të bashkëpunimit, sipas bashkëbiseduesit të Danas, paraqet gisht në syrin e Bashkimit Evropian. Qëllimi mbetet largimi i Serbisë më larg BE-së, me rritjen e varësisë nga Rusia.
“Deklarata të tilla vetëm sa e përforcojnë dyshimin e BE-së për sinqeritetin e Serbisë në rrugën e saj Evropiane. Kjo është ajo që Putin bën për të ndarë Serbinë nga aleatët Evropianë, dhe nga ana tjetër, ai përdor precedentin e pavarësisë së Kosovës si argument për pavarësinë e Donetskut dhe Luganskut”, tha Nenad Canak, udhëheqës në largim i Lidhjes së Socialdemokratëve të Vojvodinës.
Ai vë në dukje që Putini është armik i Serbisë Evropiane dhe po e zvarrit atë drejt shkatërrimit së bashku me Rusinë. Sidoqoftë, Canak gjithashtu vëren se Putini nuk është fajtori i vetëm, kryesisht sepse Vuçiq është i pavendosur.
“Vuçiç nuk është mjaft i vendosur kundër kësaj për një numër arsyesh, më të rëndësishmet prej të cilave janë frika e hakmarrjes ruse në rast të një kthese të plotë në perëndim dhe pavendosmëria dhe mesazhi i paqartë i perëndimit në lidhje me pranimin e Serbisë në BE. Serbia, pra, nuk është më e ulur në dy karrige, por është e kryqëzuar mes dy politikave që po largohen me shpejtësi”, përfundon Canak.
Lidhja e Socialdemokratëve të Vojvodinës vëren se intensifikimi i marrëdhënieve në rajon i përshtatet Putinit dhe se vizita e Milorad Dodik, anëtarit e presidencës së Bosnje dhe Hercegovinës nga Republika Srpska, i cili është i afërt me Vuçiqin, duhet parë në këtë dritë.
Ata theksojnë se Serbia nuk duhet të mbahet peng i politikave të një ekstremisti të rrezikshëm siç është Milorad Dodik dhe se do të ishte më mirë nëse Vuçiq, për hir të perspektivës Evropiane dhe paqes në rajon, do të ndalonte bashkëpunimin me të.
Pretendimet e Presidentit rus Putin se Rusia do të thellojë bashkëpunimin me Serbinë, për shkak se Rusia dhe Serbia janë të lidhura me një partneritet strategjik, është një mesazh shumë i rëndësishëm, sipas Sonja Biserko, presidentes e Komitetit të Helsinkit.
“Duket se Rusia po e mban peng Serbinë, pasi Serbia deklarativisht është pro anëtarësimit në BE. Nga ana tjetër, ajo po afrohet me Rusinë, domethënë neutraliteti i saj reduktohet në të qenit neutral në anën ruse. Dhe perëndimi pret nga Serbia, dhe gjithnjë e më shumë përmendet harmonizimi i politikës së saj me atë të BE-së, gjë që Serbia nuk e ka bërë deri më tani”, tha Biserko.
Sipas saj, Rusia duket se po i rrit kërcënimet ndaj Serbisë, sidomos kur bëhet fjalë për Kosovën.
Ata thonë se do të mbështesin gjithçka që Serbia dëshiron në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për Kosovën, por me theks të veçantë se interesi i Rusisë duhet të merret parasysh, tha Biserko.
Dhe interesi i Rusisë, thotë ajo, është të ruajë status quo-në në Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë dhe nuk duhet harruar se Rusia ka një terren të fortë në Mal të Zi përmes partive politike serbe dhe Kishës Ortodokse serbe.
“Rusia ka radikalizuar sjelljen e saj lidhur me Ballkanin dhe ka rritur presionin për të mbajtur gjendjen aktuale. Dhe mesazhi i Putinit i drejtohet BE me kuptimin se ata nuk janë të aftë ta mbajnë Serbinë në udhën evropiane,” vuri në dukje Biserko.
Ajo shtoi se Rusia ka arritur të mbajë veten në Serbi falë rusofilisë në rritje në partinë Srpska napredna stranka, Kishën Ortodokse serbe (SPC), por edhe komunitetin akademik.
Sipas saj, është e pamundur që Vuçiç nuk e dinte se për çfarë pune do të shkonte Dodik në Moskë, sepse ata janë njerëz që janë në të njëjtën punë me role të ndara dhe afërsia e tyre u pa gjatë Ditës së flamurit serb.
“Megjithatë, kur të bjerë bota ruse, ashtu do të bjerë edhe bota serbe”, përfundoi Biserko.
Në ceremoninë e dorëzimit të marrëveshjes për ambasadorët e vendeve të huaja, Putin tha se vlerësoi përpjekjet e miqve serbë për të ndjekur një politikë të ekuilibruar dhe të pavarur në arenën ndërkombëtare.
“Në kuadër të së drejtës ndërkombëtare, duke u mbështetur në Rezolutën 1244 të Këshillit e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS-OKB), ne do të vazhdojmë t’u ofrojmë miqve tanë serbë ndihmë gjithëpërfshirëse në luftën për të drejtat dhe interesat legjitime të Serbisë, mbrojtjen e sovranitetit të saj shtetëror dhe integritetit territorial”, tha Putin./Danas