Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • ENG
  • ALB
  • SRB
  • UKR
  • RRETH NESH
  • Analiza

RTS kundër ndryshimeve kushtetuese në RMV: Maqedonasit po bëhen pakicë

The Geopost August 29, 2023 3 min read
Share the news

Përfshirja e bullgarëve etnik në Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut, si obligim nga Propozimi Francez që hoqi veton bullgare për anëtarësimin e Shkupit në BE, nuk ka kaluar pa reagime në Beograd. Televizioni shtetëror i Serbisë RTS ka alarmuar se “me këto ndryshime maqedonasit etnikë po bëhen pakicë ne vendin e tyre”, përcjell The Geopost.

Analiza fillon pikërisht me pyetjen se “a po bëhen pakicë maqedonasit në vendin e tyre, edhe pse sipas regjistrimit të fundit janë më shumë se 58 për qind?”

“Shifrat nuk janë në përputhje me kërkesat e komuniteteve pakicë si dhe me veprimet e grupeve të caktuara etnike. Kështu së fundmi në Tetovë nuk mund të shihej flamuri i Maqedonisë së Veriut, por i Shqipërisë së Madhe. Identiteti i maqedonasve kontestohet nga bullgarët. Dhe grekët i sfiduan, por u zgjidh me marrëveshje”, vijon teksti.

Maqedonia e Veriut mund të ndryshojë edhe një herë kushtetutën e saj, për të nëntën herë që nga fitimi i pavarësisë në vitin 1991, kujton televizioni. “Pesë vite më parë vendi ndryshoi emrin si kusht për të vazhduar rrugëtimin evropian. Në këtë rrugë, Bullgaria tani mban bllokadën dhe kërkon që bullgarët si pakicë kombëtare të futen në preambulë”.

RTS citon analistin politik dhe ish-ministrin e Integrimeve Evropiane në Qeverinë e Maqedonisë, Ivica Bocevski, i cili thotë se nuk bëhet fjalë për kërkesë të pakicës bullgare, por për shantazh nga Sofja.
“Pra, kur të demokratizohemi dhe evropianizohemi, një ditë ndoshta do të shkojmë në shtrat si maqedonas jodemokratë dhe do të bëhemi evropianë, bullgarë demokratë. Kështu mendon afërsisht Sofja“, thekson Ivica Bocevski, analist politik nga Shkupi.

RTS thotë se pakica më e madhe, e cila përbën pothuajse një të katërtën e popullsisë në Maqedoninë e Veriut, janë shqiptarët – të përfaqësuar në Kushtetutë dhe institucione për më shumë se dy dekada.
Televizioni rikujton se “pikërisht në atë pjesë të vendit, në Tetovë, që konsiderohet kryeqyteti i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, së fundmi është mbajtur një tubim pa asnjë shenjë të vendit pritës. Në vend të tyre kanë valuar flamujt e Shqipërisë dhe Shqipërisë së Madhe”.

RTS rikujton se kryetari i komunës së Tetovës dhe kryetari i komunës së Shkupit Çair kanë marrë kallëzim kundërvajtës për mosvendosje të flamurit të shtetit në të cilin jetojnë.
“Autoritetet e Maqedonisë së Veriut kanë bërë tashmë lëshime për shqiptarët – në vitin 2019 gjuha shqipe u zyrtarizua së bashku me maqedonishten”, thuhet në analizë.

Ndikimi serb në Maqedoninë e Veriut vlerësohet të jetë i madh. Gati në të gjitha anketat Serbia perceptohet si vend më miqësor i vendit.

Propozimi Francez u miratua vitin e kaluar nga parlamentet e dy vendeve me qëllim që të mundësojë hapjen e negociatave të BE-së me Maqedoninë e Veriut, pasi më 2020 Bullgaria vendosi veto për shkak të moszbatimit të Traktatit të Miqësisë së Mirë, të nënshkruar në vitin 2017, e që ishte bazë për zgjidhjen mosmarrëveshjeve lidhur me gjuhën dhe historinë etnike maqedonase.

Para një jave në Shkup nisi debati për ndryshimet kushtetuese, që burojnë nga Propozimi Francez, por në votimin e rendit të ditës u pa se nuk ka shumicë prej dy të tretave të votave. Gjatë votimit të rendit të ditës, votuan vetëm 70 nga 120 deputetët në Parlament, ndërkohë që për të kaluar ndryshimet nevojiten së paku 80 vota./The Geopost/

Continue Reading

Previous: Vuçiq me ambasadorin Harçenko, Daçiq shkon të shohë Lavrovin, rezolutën e socialistëve të Vulin për pranimin e Serbisë në BRICS
Next: Europeanët në shërbim të makinës së propagandës ruse

Lidhjet e Rusisë me Kinën dhe Iranin nënkuptojnë se konfliktet nuk do të mbeten lokale, thonë udhëheqësit ushtarakë amerikanë 7 min read
  • Analiza

Lidhjet e Rusisë me Kinën dhe Iranin nënkuptojnë se konfliktet nuk do të mbeten lokale, thonë udhëheqësit ushtarakë amerikanë

The Geopost May 15, 2025
Sekuloviq nga Bordi i Helsinkit: Miti i përdhunimeve ndaj grave serbe në Kosovë është një pseudo-ngjarje e rrezikshme 3 min read
  • Analiza

Sekuloviq nga Bordi i Helsinkit: Miti i përdhunimeve ndaj grave serbe në Kosovë është një pseudo-ngjarje e rrezikshme

The Geopost May 15, 2025
Deputetët britanikë kërkojnë sanksione kundër presidentit serb Vuçiq 4 min read
  • Analiza

Deputetët britanikë kërkojnë sanksione kundër presidentit serb Vuçiq

The Geopost May 15, 2025
Çfarë mund të presim nga bisedimet e propozuara në Turqi për luftën e Rusisë kundër Ukrainës 7 min read
  • Analiza

Çfarë mund të presim nga bisedimet e propozuara në Turqi për luftën e Rusisë kundër Ukrainës

The Geopost May 15, 2025
Qindra shtëpi ukrainase në Krime sekuestrohen si pronë ruse 4 min read
  • Analiza

Qindra shtëpi ukrainase në Krime sekuestrohen si pronë ruse

The Geopost May 14, 2025
Zelensky insiston se do të marrë pjesë në bisedimet midis Ukrainës dhe Rusisë në Turqi këtë javë vetëm nëse Putini është i pranishëm 5 min read
  • Analiza

Zelensky insiston se do të marrë pjesë në bisedimet midis Ukrainës dhe Rusisë në Turqi këtë javë vetëm nëse Putini është i pranishëm

The Geopost May 14, 2025
Tweets by theGeopost

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.