Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • ENG
  • ALB
  • SRB
  • UKR
  • RRETH NESH
  • Analiza

Parregullsi edhe në zgjedhjet komunale, partia proruse e Vuçiqit shpall fitoren

The Geopost June 4, 2024 3 min read
Share the news

Përleshje midis policisë dhe mbështetësve të opozitës u raportuan në disa zona mes pretendimeve se SNS kishte ngritur ‘qendra thirrjesh’ (call center) të paligjshme për të mbledhur mbështetësit për të votuar për ta. Një lider i koalicionit opozitar kritikoi votimin si të shënuar nga “abuzim i medias, lajme të rreme dhe gjuhë urrejtjeje”.

Populistët qeverisës të Serbisë kanë shpallur fitoren në zgjedhjet e tensionuara komunale në dhjetëra qytete dhe qyteza, duke përfshirë edhe votimin e përsëritur në Beograd, pasi opozita pretendoi për parregullsi të mëdha.
Kjo fitore do ta bëjë partinë djathtë e pro ruse edhe më të pushtetshme në Serbi.

Kryeministri dhe shefi i Partisë Progresive Serbe në pushtet, Millosh Vuçeviq, u tha gazetarëve se partia kishte mposhturpartitë tjera, duke fituar të gjitha komunat përveç katër komunave.

“Nga veriu në jug, nga Subotica në Nish, nga Uzhica në lindje, kudo ku janë mbajtur zgjedhjet, lista jonë ‘Aleksandar Vuçiq – Serbia Nesër’ është fitore e pastër dhe bindëse. Unë i përgëzoj të gjithë qytetarët”, u tha ai gazetarëve.

Presidenti Aleksandar Vuçiç, të cilin kritikët e akuzojnë se është gjithnjë e më autoritar, tha se partia e tij kishte fituar shumicën në Asamblenë e Qytetit të Beogradit, me gjasë duke pretenduar 63 nga 110 vendet në legjislaturë.

Por politikanët e opozitës pretendojnë se ka pasur parregullsi të mëdha në votime.
Përleshjet u raportuan në një kompleks panairi në Novi Sad kur anëtarët e opozitës u përpoqën të hynin në sallën e mbushur me aktivistë të SNS dhe policia hyri për t’i ndaluar ata. Kanali televiziv rajonal N1 raportoi se aktivistët e partisë në pushtet më vonë nxorën kuti me përmbajtje të paidentifikuar përmes një dalje të pasme.

Zyrtarët e opozitës pohuan gjithashtu se në disa lokacione ishin ngritur ‘qendra thirrjesh’ të paligjshme për të kontaktuar mbështetësit dhe për t’i nxitur ata të dalin dhe të votojnë.

Ekzistenca e një qendre të tillë u raportua të dielën në një sallë sportive në Beograd, ndërsa në një zonë në qendër të qytetit aktivistët e opozitës u përpoqën të hynin në një restorant ku ata thanë se ishin aktivistët e partisë në pushtet.

“Edhe një herë patëm dominimin absolut të Aleksandar Vuçiqitdhe Partisë Progresive Serbe në media. Kjo fushatë u shënua me abuzime të mediave, lajme të rreme, gjuhë të urrejtjes dhe në kontekstin e rezolutës së OKB-së për gjenocidin në Srebrenicë.Pjesëmarrësit në zgjedhjet lokale u etiketuan si tradhtarë dhe mercenarë të huaj”, tha Radomir Lazoviq, një nga liderët e koalicionit opozitar “Unë zgjedh të luftoj”.

Por partia në pushtet SNS tha se aktivitetet e aktivistëve të tyre ishin në përputhje me ligjin.
Populistët në pushtet u akuzuan nga opozita dhe vëzhguesit e huaj në dhjetor për transportim me autobusë të votuesve nga zona të tjera në Serbi dhe nga Bosnja fqinje, pretendime që ata mohuan. Raportime të ngjashme u publikuan nga mbështetësit e opozitës në rrjetet sociale të dielën.

Vuçiq po kërkon zyrtarisht që kombi i tij i trazuar të anëtarësohet në Bashkimin Evropian, por është larguar vazhdimisht nga vlerat e demokracisë pro-BE, ndërkohë që ushqen lidhje të ngushta me Rusinë dhe Kinën.

Grupet opozitare properëndimore e kanë akuzuar Vuçiqin për lidhje me krimin e organizuar, korrupsionin e shfrenuar dhe goditjen e demokracisë. Por një aleancë e gjerë që ishte pas protestave të mëdha antiqeveritare në rrugë vitin e kaluar është ndarë dhe është kthyer kundër njëri-tjetrit, duke nxitur apatinë mes 6.5 milionë votuesve të Serbisë./Euronews/

Continue Reading

Previous: Nëse Putini fiton, prisni gjenocidin më të keq që nga Holokausti
Next: Me rastin e përvjetorit të Ditës D, ministri britanik i Mbrojtjes dyshon nëse Rusia dëshiron një luftë me NATO-n Admirali Sir Tony Radakin

Nëse mendoni se keni pasur një vit të keq, shikoni Aleksandar Vuçiq 7 min read
  • Analiza
  • Ballkan

Nëse mendoni se keni pasur një vit të keq, shikoni Aleksandar Vuçiq

The Geopost January 12, 2026
Fitorja e gjymtuar e Rusisë: Kur propaganda përplaset me realitetin në fushëbetejë 6 min read
  • Analiza

Fitorja e gjymtuar e Rusisë: Kur propaganda përplaset me realitetin në fushëbetejë

The Geopost January 10, 2026
Sekuestrimi i cisternës së Putinit: Test i vendosmërisë së sanksioneve dhe unitetit të NATO-s 6 min read
  • Analiza
  • Botë

Sekuestrimi i cisternës së Putinit: Test i vendosmërisë së sanksioneve dhe unitetit të NATO-s

The Geopost January 9, 2026
Kremlini instrumentalizon Kishën Ortodokse Ruse për të justifikuar luftën në Ukrainë 2 min read
  • Analiza

Kremlini instrumentalizon Kishën Ortodokse Ruse për të justifikuar luftën në Ukrainë

The Geopost January 8, 2026
FAZ: Kohë të errëta ekonomike për Serbinë 4 min read
  • Analiza

FAZ: Kohë të errëta ekonomike për Serbinë

The Geopost January 7, 2026
Shembja institucionale dhe bllokimi i rrugës evropiane të Serbisë 6 min read
  • Analiza

Shembja institucionale dhe bllokimi i rrugës evropiane të Serbisë

The Geopost January 5, 2026

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.