Që nga viti 2004, Rusia ka bashkuar dhe financuar lëvizjet neo-naziste dhe të krahut të djathtë në mbarë botën: Serbia ka dërguar luftëtarë për nëntë vjet
Rusia ka bashkëpunuar fshehurazi dhe ka financuar lëvizjet neo-naziste dhe të ekstremit të djathtë në të gjithë botën që nga viti 2004, një ish-detektiv i Departamentit të Policisë së Çikagos (CPD) i cili heton ekstremizmin e ekstremit të djathtë, kulturën e bandave, dezinformimin, ka shkruar në Twitter.
Një profil në një rrjet social të quajtur Donbas Samizdat pohon se këto grupe margjinale, pas strategjisë neo-euroaziatike të popullarizuar nga Alexander Dugin (një ideolog ultranacionalist rus që pretendohet se ka një ndikim të madh në Vladimir Putin dhe i cili, ndër të tjera, ka kohë që mbron bashkimin e zonës rusishtfolëse dhe territoreve të tjera në një perandori të re të gjerë ruse, ato shkaktojnë përçarje, përhapin gënjeshtra dhe minojnë shoqëritë.
Partia Rodina e Dmitriy Rogozin dhe neo-nazistët nga Lëvizja Perandorake Ruse organizuan një konferencë të ekstremit të djathtë që synonte përhapjen e narrativës ruse në Ukrainë dhe rekrutimin e një koalicioni vullnetarësh për të dërguar në Donbas, për të cilën u shkrua edhe në të njëjtin vit nga portali kërkimor rus Meduza në një artikull të titulluar E djathta ekstreme evropiane po vërshon në Rusi Forumi Ndërkombëtar Konservator u mbajt në Shën Petersburg (Europe’s far right flocks to Russia International conservative forum held in St. Petersburg).
Menjëherë pas kësaj, Rusia formoi Lëvizjen Kombëtare Konservatore Botërore (VNCM) një koalicion me më shumë se 70 organizata dhe udhëheqës të grupeve politike neo-naziste dhe të ekstremit të djathtë nga e gjithë bota, duke predikuar një “konservatorizëm të ri”, siç është regjistruar në faqen e internetit të interpretermag.com, e cila mbështetet nga Free Russia Foundation.
Imperializmi ortho-fashist rus është një evolucion i lëvizjes neo-naziste ruse. Nacionalizmi nga Vladislav Surkov (një politikan rus që ushtronte ndikim të konsiderueshëm në Kremlin dhe që u vendos në arrest shtëpie vitin e kaluar) shkëmbeu svastikat me simbole dhe kryqe ruse për të maskuar ambiciet e liga gjeopolitike të Rusisë siç shkruante “konservatorizmi i ri” splcenter.or, thekson ky ish-detektiv i CPD.
Lëvizja Perandorake Ruse (RIM) dhe krahu i saj paraushtarak, Legjioni Perandorak, kanë filluar kampet e trajnimit për terroristët për neo-nazistët dhe supremacistët e bardhë në të gjithë botën. Dhuna e ekstremit të djathtë në të gjithë botën e ka origjinën nga kampet e tyre të trajnimit, e cila u regjistrua vitin e kaluar në një artikull në faqen e internetit revealnews.org. RIM është cilësuar si një organizatë terroriste në vitin 2020, shkruante New York Times në një artikull të titulluar “SHBA do t’i japë etiketë terroriste grupit supremacist të bardhë për herë të parë.” (“U.S. Will Give Terrorist Label to White Supremacist Group for First Time”).
Partneri i tyre thelbësor janë neo-nazistët në Sllovaki, shkroi ai lansinginstitute.org në janar 2021. Dhe vlerësohet se mbi 500 ekstremistë kanë marrë trainim të drejtpërdrejtë nëpërmjet RIM, i cili përfshin trainimin paraushtarak nga GRU dhe FSB Spetsnaz. Ata janë trajnuar gjithashtu në subversion dhe si të fillojnë një grusht shteti dhe të nxisin trazira, thujet më tej, duke shtuar se neo-nazistët gjermanë morën gjithashtu trajnim nëpërmjet RIM, e cila u regjistrua nga vice.com tre vjet më parë.
Pavarësisht propagandës, siq shkroi trtworld.com, dhe histori të rreme për “CIA-n që dërgon neo-nazistët amerikanë për të luftuar për Azov,” në realitet, amerikanët e ekstremit të djathtë dhe neo-nazistët në shumicën dërrmuese përsërisin retorikën anti-perëndimore të Rusisë dhe mbështesin militantët në Donbas.
Sulmet terroriste në Suedi janë të lidhura edhe me neo-nazistët e trajnuar rusë dhe disa prej tyre luftuan në Donbas, gjë që u raportua vitin e kaluar nga portali suedez thelocal.se.
Më tej bëhet referencë për mbështetësit më të afërt të Rusisë në “denazifikimin” e Ukrainës dhe protestat në rrugë kundër NATO-s, duke filluar nga Bullgaria, ku janë aktive lëvizjet Ataka dhe Vazrazdane (Rilindja).
Nga Greqia është Agimi i Artë, i cili para vitit 2014 në fakt ishin aleatë me Svabodën ukrainase, ndërsa anëtarët e Svobodës ishin anti-NATO.
Nga Hungaria, Jobbick ishte gjithashtu pjesë e VNCM. Rezistenca nordike nga Suedia qëndron në “denazifikimin” e Rusisë. NPD dhe Die Russlanddeutschen Konservativen janë nga Gjermania, ndërsa çetnikët janë nga Serbia, sipas kësaj llogarie në Twitter, i cili në konfliktin fillestar në vitin 2014 kishte një batalion të Jovan Sheviçit (një oficer serb që udhëhoqi migrimin e serbëve nga Austria në mesin e shekullit të 18-të).
Serbia, theksohet se ka nëntë vjet që dërgon fshehurazi luftëtarë dhe tani gjithnjë e më hapur, për të cilat shkroi detektor.ba në vitin 2019. Rusia fillon larjen e trurit të fëmijëve serbë që nga mosha 17 vjeç. Ka edhe neo-nazistë serbë nga Combat-18 (një organizatë terroriste neo-naziste e themeluar në vitin 1992). Në Mbretërinë e Bashkuar nga ku u përhap më tej në të gjithë botën), disa kanë marrë gjithashtu trajnim në Rusi.
Pastaj, Falanga e Polonisë është gjithashtu pjesë e VNCM- së, ashtu si edhe Slovenska Pospolitost nga Sllovakia. Organizata e madhe pro-ruse/anti-NATO italiane Forza Nuova ka disa anëtarë që luftojnë për grupin paraushtarak Wagner në Donbas që nga viti 2014.
Reunovoue Francies e Francës ishte gjithashtu anëtare e koalicionit rus në vitin 2015.
Partia Social Nacionaliste Siriane, ose SSNP, një parti nacionaliste siriane që vepron në Siri, Liban, Jordani dhe Palestinë, e themeluar në vitin 1932, është gjithashtu anëtare e koalicionit rus.
Accion Identitaria, një organizatë neo-naziste nga Kili, është anëtare e VNCM. Pastaj, Partia e Punëtorëve të Drejtësisë Sociale (DSSS) dhe Partia Popullore e Republikës Çeke janë anëtarë të VNCM, Noua Dreapta që veprojnë në Rumani dhe Moldavi, ELAM nga Qiproja janë të gjitha pjesë e Koalicionit konservator të ri kombëtar rus. Me ta janë Democracia Nacional (DN) neo-naziste pro-ruse nga Spanja./The Geopost-