Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Siguri

Kosova dhe Ballkani mbeten prioritet strategjik për NATO-n

The Geopost March 26, 2026 3 min read

NATO's new Secretary General Mark Rutte gestures as he addresses media during a press conference at NATO headquarters in Brussels on October 1, 2024. - NATO's new chief Mark Rutte on October 1, 2024 downplayed fears over the impact of a potential Donald Trump victory in upcoming US elections and pledged to keep backing Ukraine, as he assumed leadership of the world's most powerful military alliance. (Photo by JOHN THYS / AFP)

Share the news

Stabiliteti i qëndrueshëm në Ballkanin Perëndimor dhe misioni i KFOR-it në Kosovë vazhdojnë të jenë prioritet strategjik për Aleancën Veri-Atlantike, sipas raportit vjetor për aktivitetet e NATO-s, të cilin të enjten në Bruksel e prezantoi Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës, Mark Rutte.

Raporti, që shqyrton aktivitetet e NATO-s gjatë vitit të kaluar, thekson mbështetjen e vazhdueshme të Aleancës për dialogun për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Procesi, siç nënvizohet, lehtësohet nga Bashkimi Evropian dhe konsiderohet çelësi për ndërtimin e paqes së qëndrueshme në rajon.

“NATO vazhdon të mbështesë normalizimin e marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës, posaçërisht përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja, i cili është çelësi për ndërtimin e paqes së qëndrueshme në rajon,” theksohet në raport.

Përmes misionit të saj KFOR në Kosovë, NATO ka mandat për të siguruar një ambient të sigurt për të gjitha komunitetet në vend. Raporti gjithashtu analizon rreziqet për sigurinë e Aleancës, duke identifikuar Rusinë si kërcënimin më të madh dhe më të drejtpërdrejtë.

“Rusia mbetet kërcënimi më i rëndësishëm dhe më i drejtpërdrejtë për sigurinë në zonën euroatlantike. Gjatë vitit të kaluar, Rusia është përpjekur të vërë në provë sigurinë tonë dhe të sfidojë shoqëritë tona, qoftë përmes shkeljeve të hapësirës ajrore, sabotimit dhe aktiviteteve kibernetike të dëmshme, apo ndërhyrjeve politike dhe kërcënimeve informative. Përgjigjja e NATO-s ndaj provokimeve të pamatura, qoftë nga Rusia apo aktorë të tjerë, ka qenë e qartë, e shpejtë dhe vendimtare,” thekson raporti.

Sekretari i Përgjithshëm Rutte nënvizoi se ndjenja e rrezikut nga Rusia ka shtyrë Aleancën të rrisë në mënyrë dramatike investimet në mbrojtje. Sipas tij, shpenzimet për mbrojtje kanë shënuar një rritje prej 20 për qind, duke treguar se vendet anëtare janë në rrugën e duhur për të arritur planin që investimet në mbrojtje të kapin nivelin prej 5 për qind të Bruto Prodhimit Vendor. Kjo kërkesë ishte e parashtruar nga Shtetet e Bashkuara dhe është miratuar në samitin e fundit të NATO-s në Hagë të Holandës, gjatë verës së vitit të kaluar.

Megjithatë, raporti paralajmëron se, në rast të një sulmi të Rusisë ndaj ndonjë vendi anëtar të NATO-s, ekziston mundësia që prioritet të jenë objektet e infrastrukturës energjetike. Rutte gjithsesi garantoi se Aleanca është e përgatitur për të mbrojtur secilin prej anëtarëve të saj dhe për të reaguar ndaj çdo kërcënimi të drejtpërdrejtë.

Ky raport vjetor konfirmon rëndësinë strategjike që NATO i jep Ballkanit Perëndimor dhe nënvizon rolin e saj në ruajtjen e paqes dhe sigurisë në Kosovë, duke e vendosur dialogun Beograd-Prishtinë në qendër të politikës së stabilitetit rajonal.

The Geopost

Tags: Kosova Mark Rutte NATO

Continue Reading

Previous: Keqllogaritja që mund ta destabilizojë Ballkanin
Next: Raporti vjetor i NATO-s: Rusia mbetet kërcënimi më i madh për sigurinë

Kosova diskuton me SHBA-në blerjen e helikopterëve Black Hawk 2 min read
  • Ballkan
  • Siguri

Kosova diskuton me SHBA-në blerjen e helikopterëve Black Hawk

The Geopost October 13, 2026
Maqedonci për median ndërkombetare: Serbia vazhdon ta kërcënojë Kosovën, lidhjet me Rusinë shtojnë shqetësimet për sigurinë 2 min read
  • Ballkan
  • Siguri

Maqedonci për median ndërkombetare: Serbia vazhdon ta kërcënojë Kosovën, lidhjet me Rusinë shtojnë shqetësimet për sigurinë

The Geopost October 12, 2026
Sulmi terrorist në Banjskë që ndryshoi përballjen e Kosovës me Serbinë 4 min read
  • Ballkan
  • Siguri

Sulmi terrorist në Banjskë që ndryshoi përballjen e Kosovës me Serbinë

The Geopost September 24, 2026
Polonia kërkon bazë të përhershme amerikane, synon praninë e 15 mijë trupave të SHBA-së 2 min read
  • Botë
  • Siguri

Polonia kërkon bazë të përhershme amerikane, synon praninë e 15 mijë trupave të SHBA-së

The Geopost September 24, 2026
SHBA ndryshon fokusin strategjik, Whitaker: Evropa duhet të bëjë më shumë për sigurinë e saj 1 min read
  • Botë
  • Siguri

SHBA ndryshon fokusin strategjik, Whitaker: Evropa duhet të bëjë më shumë për sigurinë e saj

The Geopost September 24, 2026
Kremlini përshkallëzon luftën hibride në Evropë, sabotimi po shndërrohet në armë politike 5 min read
  • Botë
  • Siguri

Kremlini përshkallëzon luftën hibride në Evropë, sabotimi po shndërrohet në armë politike

The Geopost September 10, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.