Analisti boshnjak Adi Çerimagiq ka publikuar një përmbledhje të deklaratave të Aleksandar Vulinit, ish-ministrit të Mbrojtjes dhe ish-shefit të shërbimeve të inteligjencës së Serbisë, në të cilat ai flet hapur për bashkimin e serbëve dhe realizimin e konceptit të ashtuquajtur “Bota Serbe”.
Në deklaratat e publikuara nga Çerimagiq, Vulin vlerëson mbështetjen e presidentit rus, Vladimir Putin, për presidentin serb Aleksandar Vuçiq, duke theksuar veçanërisht deklaratën e Putinit se serbët janë “një popull i ndarë padrejtësisht” në shtete të ndryshme.
Sipas Vulinit, kjo nuk përbën vetëm mbështetje për Vuçiqin, por edhe për idenë e bashkimit të serbëve.
“Kjo nuk ishte vetëm mbështetje për presidentin Vuçiq. Është mbështetje për konceptin e ‘Botës Serbe’, është mbështetje për bashkimin e serbëve”, ka deklaruar Vulin.
Ai ka thënë se ndryshimet në botë kanë krijuar rrethana të reja dhe se bashkimi i serbëve, të cilin e përshkruan si të paimagjinueshëm deri vonë, tani është i mundur.
“Bota po ndryshon. Ajo që deri dje ishte e paimagjinueshme, që serbët të bashkohen, tani është shumë e imagjinueshme”, ka thënë Vulin.
Sipas deklaratave të publikuara nga Çerimagiq, Vulin e ka lidhur këtë synim edhe me kandidaturën e tij për president të Serbisë.
“Na takon neve dhe këtij brezi të politikanëve të bëjmë gjithçka për ta kthyer në realitet atë mbështetje nga presidenti Putin, atë mbështetje të zëshme për unitetin e popullit serb”, ka deklaruar ai.
Vulin ka paraqitur edhe një rrugë politike për realizimin e këtij synimi. Sipas tij, fillimisht Serbia duhet të votojë për listën e udhëhequr nga Vuçiqi, ndërsa më pas duhet të zgjedhë një president “me guximin për të luftuar për Botën Serbe, përmes bashkimit të të gjithë serbëve”.
Ai ka lënë të kuptohet qartë se këtë rol synon ta marrë vetë, duke e paraqitur kandidaturën e tij presidenciale si pjesë të përpjekjes për realizimin e këtij koncepti.
Çerimagiq, thekson se Serbia përmes Vulinit dhe mbështetjes ruse vazhdon të çojë përpara idenë e bashkimit të serbëve në kuadër të konceptit të “Botës Serbe”.
The GeoPost
In an interview, Aleksandar #Vulin, former defence minister and intelligence chief, now a vocal backer of Aleksandar #Vučić’s party ahead of the parliamentary elections in 🇷🇸, praised #Putin for supporting Vučić as future prime minister and for saying that “the Serbs are an unjustly divided people, that we are unjustly divided across various states, that we are in essence being punished for a sin we did not commit.”
This, Vulin added, “was not support only for President Vučić (…) it is support for the concept of the Serbian world, it is support for the unification of the Serbs.”
Vulin, who blames 🇪🇺 pressure for leaving him without any government post, said: “The world is changing. What until yesterday was unimaginable, that the Serbs should unite, is now very much imaginable.”
Turning that into reality, Vulin said, is why he announced his presidential bid: “it is up to us and up to this generation of politicians to do everything to turn that support from President Putin, that vocal support for the unity of the Serbian people, into life.”
The path, as he set it out: First, Serbia must vote for Vučić-led list. Second, elect a president “with the courage to fight for the Serbian world. Through the unification of all Serbs.” That president, he made clear, is himself.
— Adi Ćerimagić (@adicerimagic) October 11, 2026

Rusia, BE-ja, Kina, SHBA-ja: Kah cili vend anojnë 18 listat zgjedhore në Serbi?
Shërbimet e inteligjencës evropiane paralajmërojnë: Rusët po përgatisin atentate në të gjithë Evropën
Nga Banjska deri te “Bota Serbe”, zbulohet plani i Vuçiqit dhe Vulinit për destabilizimin e Ballkanit!
Bosnje dhe Hercegovina pas zgjedhjeve: Mes Rusisë dhe Perëndimit
Ish-ministri gjerman për deklaratën e Daçiç-it: Kjo rrugë çon drejt luftës, jo BE-së
Studentët në protestë në Nish, Demokratët Evropianë: Vuçiqi po ndjek gjurmët e Orbanit