Policia e Malit të Zi është vënë në kërkim të shtetasit rus Mihail Shabunjin, 30 vjeç, i dyshuar për kryerjen e një vrasjeje të trefishtë të hënën në Danilovgrad.
Sipas raportimeve të mediave malazeze, përfshirë Vijesti, Shabunjin dyshohet se ka përdorur armë zjarri për të vrarë Petar Globareviqin, 24 vjeç, nga Podgorica, Momir Radonjiqin, 67 vjeç, nga Danilovgradi, dhe Nemanja Kaporin, 20 vjeç, nga Podgorica.
Të tre viktimat ishin të punësuar në poligonin e qitjes “Çeshka zbrojevka”, në afërsi të Danilovgradit.
Pas ngjarjes, policia ka nisur një operacion të gjerë për lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarit. Autoritetet po verifikojnë edhe mundësinë që Shabunjin të jetë larguar nga vendi i ngjarjes me një automjet “Seat Cordoba”, me targa PG AC 472.
Sipas Vijestit, automjeti është në pronësi të babait të njërit prej viktimave.
Policia ka paralajmëruar qytetarët se i dyshuari mund të jetë i armatosur dhe potencialisht i rrezikshëm, duke u bërë thirrje të qëndrojnë në shtëpi dhe të mos tentojnë t’i afrohen.
Autoritetet u kanë kërkuar qytetarëve që kanë informacion për vendndodhjen apo lëvizjet e Shabunjinit ta raportojnë atë në numrin policor 122, përmes aplikacionit “Policija CG” ose në mënyra të tjera të komunikimit me policinë.
Policia ka theksuar se informacioni mund të jepet edhe në mënyrë anonime, ndërsa kërkimet për të dyshuarin janë duke vazhduar.
The GeoPost

Dyshime se mund të ketë manipulime, Parlamenti Evropian emëron vëzhgues për zgjedhjet në Serbi
Ukraina do të rifillojë sulmet ndaj rafinerive ruse të naftës, thotë Zelensky
Kallas: Rusia nuk do ta detyrojë Ukrainën të dorëzohet, Evropa do të vazhdojë ta mbështesë Kievin
BE-ja jep edhe 2.86 miliardë euro për të mbuluar ‘nevojat më urgjente’ të Ukrainës – dronë dhe raketa
Diplomati rus i dëbuar nga Bullgaria shfaqet në Serbi
Çerimagiq: Përmes Vulinit, Serbia promovon mbështetjen ruse për Vuçiqin dhe projektin e “Botës Serbe”