Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • News

Slogane “Kosova është Serbi” vendosen mbi objektin diplomatik në Berlin – njoftohen autoritetet gjermane

The Geopost March 4, 2026 3 min read
Share the news

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës ka reaguar pas një incidenti të ndodhur në ambientet e jashtme të Ambasadës së Kosovës në Berlin, ku janë vendosur etiketa fyese me përmbajtje shoviniste në gjuhën serbe mbi pllakatin identifikues të objektit diplomatik.

Sipas njoftimit zyrtar të MPJD-së, mbishkrimet përmbajnë slogane nacionaliste dhe nxitëse, përfshirë mesazhe si “Nuk ka dorëzim” dhe “Kosova është Serbi”, si dhe thirrje të tjera me konotacion propagandistik dhe përçarës.

Ministria theksoi se veprime të tilla përbëjnë shkelje të normave ndërkombëtare dhe cenojnë drejtpërdrejt paprekshmërinë e misioneve diplomatike.

“Menjëherë pas identifikimit të rastit, Ambasada e Republikës së Kosovës në Berlin ka njoftuar autoritetet gjermane dhe është në kontakt të vazhdueshëm me to për trajtimin e çështjes”, thuhet në reagimin e MPJD-së.

Institucioni i politikës së jashtme të Kosovës e cilësoi incidentin si të papranueshëm, duke rikujtuar se Konventa e Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike garanton mbrojtjen dhe sigurinë e objekteve diplomatike.

Sipas MPJD-së, akte të tilla dëmtojnë frymën e bashkëjetesës, respektit dhe marrëdhënieve ndërshtetërore, veçanërisht në një kontekst të ndjeshëm rajonal.

Ministria rikujtoi se termat dhe narrativët fyes ndaj shqiptarëve të Kosovës janë përdorur shpesh në diskursin publik në Serbi, përfshirë edhe nga zyrtarë të lartë shtetërorë. Në mars të vitit të kaluar, gjatë një debati në Kuvendin e Serbisë, kryeparlamentarja Ana Bërnabiq iu referua mediave nga Kosova me terma fyes.

Ky përdorim i gjuhës ofenduese erdhi pavarësisht se një vendim gjykate në Serbi e ka shpallur termin “shiptar” si politikisht jokorrekt dhe ofendues.

Shqiptarët e quajnë veten “shqiptarë”, që është sinonim i identitetit etnik të shqiptarëve, por në gjuhën serbe, termi “shiptar” është fyes, pasi ka një term tjetër në këtë gjuhë: “allbanci”.

Ky term ka një konotacion negativ në Serbi, pasi lidhet me njerëz primitivë dhe të pacivilizuar, njerëz që kanë zbritur nga malet, punëtorë manualë.

Shqiptarët e Kosovës thonë se termi “shiptari” u bë për herë të parë fyes në vitet ’60, pasi filloi të keqpërdorej.

Në Kosovë ekziston një term fyes për serbët – “shkije” – por as zyrtarët kosovarë dhe as mediat nuk e përdorin atë.

Gjithashtu, Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë ka përdorur vazhdimisht narrativë për “persekutim” apo “terror ndaj serbëve”, duke akuzuar institucionet e Kosovës për veprime të njëanshme dhe diskriminuese.

Përfaqësues të kësaj zyre kanë bërë deklarata të ashpra ndaj institucioneve në Prishtinë, duke kontribuar në rritjen e tensioneve verbale në raportet ndërmjet dy vendeve.

Organizata vendore që monitorojnë sigurinë dhe hapësirën informative kanë vlerësuar se raste të tilla shpesh shoqërohen me përhapje të dezinformatave dhe narrativëve përçarës, sidomos në platforma si Telegram, ku grupe të ndryshme shpërndajnë mesazhe nacionaliste dhe propagandistike.

MPJD-ja theksoi se pret nga autoritetet gjermane që rasti të trajtohet me seriozitetin e duhur dhe autorët të identifikohen, në përputhje me ligjet në fuqi.

Ndërkohë, theksohet se institucionet e Kosovës mbeten të përkushtuara për ruajtjen e marrëdhënieve të mira me shtetet partnere dhe për promovimin e dialogut dhe respektit reciprok në arenën ndërkombëtare.

The Geopost

Tags: Kosova Serbia

Continue Reading

Previous: Kush i prodhon narrativat pro-ruse në Ballkan?
Next: Sveçla për kërcënimet e Vulinit: Ndërkombëtarët të kenë vëmendjen e plotë

Nga miliona fitime në humbje: NIS në vitin e sanksioneve të SHBA-së 5 min read
  • News

Nga miliona fitime në humbje: NIS në vitin e sanksioneve të SHBA-së

The Geopost April 4, 2026
Beogradi në sinkron me Moskën, vazhdon narrativën kundër realitetit të Kosovës 2 min read
  • Ballkan
  • News

Beogradi në sinkron me Moskën, vazhdon narrativën kundër realitetit të Kosovës

The Geopost April 3, 2026
Zgjedhjet lokale në Serbi: Vuçiq i dobësuar, alternativa ende nuk ekziston 4 min read
  • Analiza
  • News

Zgjedhjet lokale në Serbi: Vuçiq i dobësuar, alternativa ende nuk ekziston

The Geopost April 2, 2026
FSK-ja gati për dislokim në Gazë, pret institucionet për vendimin 6 min read
  • News

FSK-ja gati për dislokim në Gazë, pret institucionet për vendimin

The Geopost March 29, 2026
Gazetari italian zbulon rrjetin e mercenarëve të huaj në rastin “Sarajevo Safari”, ku është i përfshirë edhe Vuçiq 2 min read
  • Ballkan
  • News

Gazetari italian zbulon rrjetin e mercenarëve të huaj në rastin “Sarajevo Safari”, ku është i përfshirë edhe Vuçiq

The Geopost March 29, 2026
Kush është Darko Duroviq, malazezi i lidhur me rusët i kapur pas hetimit të FBI-së dhe dy ish-paramilitarët serbë të luftës në Kosovë 3 min read
  • News

Kush është Darko Duroviq, malazezi i lidhur me rusët i kapur pas hetimit të FBI-së dhe dy ish-paramilitarët serbë të luftës në Kosovë

The Geopost March 28, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.